Çfarë i ndodhi “drejtoreshës së Tatimeve” në Ksamil?
Aktorja e cila u bë e dashur për publikun me rolin e Brisit të tatimeve ka rrëfyer një ndodhi jo shumë të këndshme gjatë pushimeve në jug të vendit. Krahas komplimentave për realizimin e rolit, Delinda Zhupës i duhet të marrë me vete edhe ‘rriskun’ e të qenit kryetatimore. Kështu, aktorja fierake ka treguar në “Wake Up” një episod që i hapi jo pak problem. Në kohën që ajo shkoi në një restorant nga Ksamil së bashku me disa familjarë të saj, të gjithë kamarjerët u zhdukën.
Delinda tha se edhe pse kishte kërkuar nga i vetmi kamarjerë që kishte mbetur, një shërbim të mirë pasi në tavolinë kishte disa miq nga jashtë, kjo kërkese nuk i ishte plotësuar pasi kamarjerët e tjerë ishin zhdukur, duke menduar se aktorja ishte Drejtoresha e vërtetë e Tatimeve.
Sipas aktores, kamarjerët e tjerë ishin fshehur pasi nuk ishin të siguruar dhe mund të merrnin ndonjë gjobë.