Albspirit

Media/News/Publishing

Daniel Craig i ofrojnë 150 milionë dollarë për t’u rikthyer në rolin e James Bond

Vazhdojnë ofertat milionere për aktorin Daniel Craig, që të rikthehet të interpretojë rolin e James Bond.

Nëse në të kaluarën qarkullonin zëra për një propozim prej 90 milionë dollarë për dy filma, tani sipas sitit të revistës Radar, Sony do të jepte 150 milionë dollarë. Aktori, nga ana e tij, që pas filmit “Spektre” kishte thënë se ishte lodhur dhe se ai do të ishte filmi i fundit, dhe ka dëshirë ta lusin. Por producentët insistojnë dhe nuk duan të heqin dorë nga agjenti sekret Daniel Craig (Jams Bond). Sipas një burimi, në fakt Craig i ka luajur mirë letrat e tij, duke e ngritur çmimin :”Të gjithë e dinë se sa agjentët e adhurojnë dhe ideja për ta humbur në një moment kaq delikat nuk është një opsion”. Aktori anglez do të jetë së shpejti i zënë në SHBA në serialin televiziv “Purity” dhe do të heqë dorë përfundimisht nga James Bond.

Please follow and like us: