Albspirit

Media/News/Publishing

Holandë, qyteti magjik me rrugët prej uji

 

Ka disa vende në botë që janë kaq surrealë dhe të bukur sa, kur sheh për herë të parë fotot e tyre, mendon normalisht që do jenë nga ndonjë skenografi filmi. Por, megjithëse qyteti i vogël i Giethoorn në Holandën veriore mund të duket si një film i mbështetur në një përrallë për fëmijë, ky vend magjepsës i ndërtuar mbi një rrjet kanalesh të ngushtë është plotësisht i vërtetë.

Një popullsi vetëm 2,600 persona dhe pak turistë, i japin Giethoorn-in pamjet e një qyteze të qetë piktoreske, që shumica e njerëzve munden vetëm ta ëndërrojnë. Edhe sajti i tij thotë që “tingulli më i lartë që mund të dëgjosh është zëri i patës apo cicërimat e zogjve.”

Dhe ndërsa është kaq e zakontë që dhe postieri e shpërndan postën me punt, një lloj varke me bazë të sheshtë katrore, është lehtësisht i arritshëm me makinë nga Amsterdami dhe ka lloje të ndryshme B&B tërheqëse, kështu që sigurisht mund të jetë ndalesa juaj gjatë vizitës së ardhshme në Evropë.

Ose të shihni mjaft foto dhe pastaj të mbyllni sytë dhe të imagjinoni veten duke rrëshqitur lehtë mes shtëpive me çati kashte dhe urave të drunjta, nën rrezet e buta të diellit të mëngjesit të hershëm.

Please follow and like us: