Karriera e modeles Heidi Klum
Ajo është fytyra kryesore e prezantimit të produkteve kozmetike.
Është kjo modelja gjermane me famë botërore, Heidi Klum.
E lindur më 1 qershor të vitit 1973 në Bergisch Gladbach në moshë shumë të hershme arriti famë të madhe në fushën e modelimit. Ajo përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen në qytetin e lindjes. Babai i saj Günther ishte kimist, i cili sot ia menaxhon karrierën Heidi Klumit, ndërsa nëna e saj, Erna, është floktare. Klum nga nëna kishte një vëlla. Babai i saj për një kohë formoi edhe kompaninë në Bergisch Gladbach me emrin “Heidi Klum GMBH und CO’’, e cila u bë referencë për shumë artikuj të modës.
Karriera e Heidit filloj në vitin 1992 me pjesëmarrjen e saj në garat për Modele ’92, për herën të parë në Casting – Show të Televizionit gjerman RTL.
Në këtë garë Klum ishte 19-vjeçe dhe fitoi kundër 25.000 konkurrenteve të saj, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së. Pas kësaj ajo merr një kontratë për fotomodele prej 300.000 dollarë për tri vjet. Ajo nuk ka vazhduar me studime në modë dhe dizajn në Düsseldorf . Nga viti 1993 Klum jeton ne SHBA. Në vitin 2008 mori shtetësinë Amerikane. Heidi Klum është moderatore dhe producente në reality show-un televiziv “Germany’s Next Top Model” dhe “Project Runway”.
Heidi Klum e kemi parë edhe duke reklamuar veshjet e brendshme të firmës “Victoria’s Secret’’, përveç kësaj ajo shpeshherë kryeson në ballinat e revistave si Vogue dhe Elle, transmeton Koha.net. 43 -vjeçarja edhe sot vazhdon të jetë ndër fytyrat më të kërkuara për reklamimin e produkteve të ndryshme kozmetike.
Jeta private nuk ka shkuar sikurse karriera e saj. Ajo në vitin 1997 është martuar me parukierin Ric Pipino, i cili kujdesej për pamjen e shumë yjeve. Pas pesë vjet martesë ky çift ndahet dhe pas një viti ata divorcohen zyrtarisht.
Mirëpo, Klum pas kësaj martese është lidhur me menaxherin e “Formel 1” Flavio Briatore, me të cilin ka një vajzë me emrin Leni. Briatore vazhdon ta mohojë se është babai i vajzës Leni.
Më 10 maj në vitin 2005 ajo martohet në Meksikë me këngëtarin britanik Seal me të cilin ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë. Pas kësaj martese ata kanë jetuar në Beverly Hills. Heidi Klum në vitin 2009 mori dhe mbiemrin e bashkëshortit, Samuel. Pas një muaj Seal e adoptoi vajzën e parë të Heidit.
Pas kësaj martese modelja gjermane ndahet edhe nga kjo martese e gjatë. Ajo sot duket e lumtur në krahët e 29 –vjeçarit Vito Schnabel, i cili është 14 vjet më i ri si Klum. Mediat vazhdojnë të përcjellin në çdo hap modelen ku ajo është në formë dhe është rikthyer në linjat e saj trupore të mëhershme.