Albspirit

Media/News/Publishing

Kina kundërshton pavarësinë e Hong Kong


Flamuri i Kinës - foto ilustruese

Kina paralajmëroi se kushdo që mbështet pavarësinë e Hong Kongut, mund të ndëshkohet.

Mesazhi i ashpër vjen pasi aktivistët pro demokracisë, në zgjedhjet e së dielës, kanë fituar ulëse në Këshillin Lesgjislativ të Hong Kongut.

Qeveria kineze nënvizoi “kundërshtimin e saj të vendosur” për çdo aktivitet për pavarësi, qoftë brenda ose jashtë këshillit.

Shumë në Hong Kong janë gjithnjë e më të shqetësuar për ndërhyrjen e Pekinit në politikat e tyre.

Tridhjetë kandidatë pro-demokracisë janë zgjedhur në Këshillin Lesgjislativ, krahasuar me 27 që kanë qenë paraprakisht.

Kjo do të thotë se ata ruajnë mundësinë e vënies së vetos ndaj ndryshimeve të mëdha kushtetuese.

Qeveria kineze kundërshton fuqishëm pavarësinë më të madhe politike të Hong Kongut.

Hong Kongu është rajon i veçantë administrativ i Kinës, i cili udhëhiqet nën parimin “një shtet, dy sisteme”.

Kjo marrëveshje i jep ish-kolonisë britanike një shkallë të lartë të autonomisë dhe i lejon të ruajë sistemet e saj ekonomike dhe sociale deri më 2047.

Please follow and like us: