Albspirit

Media/News/Publishing

Korea e Jugut, 1.4 miliard USD për sistemin antiraketor në 2017

Zyrtarë koreanojugorë të mbrojtjes njoftuan planet për shpenzimin e afro 1.4 miliard dollarë për zhvillimin e sistemit të ri antiraketor, si një reagim ndaj rritjes së kërcënimit bërthamor dhe raketor nga Korea e Veriut. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut dorëzoi të martën projekt-buxhetin për mbrojtjen për vitin 2017 pranë Asamblesë Kombëtare. Në vitin 2017 pritet që shpenzimet për sitemin e ashtuquajtur “Kill Chain” dhe atë të Mbrojtjes Raketore të Koresë të rriten 4%, krahasuar me këtë vit. Në plan përfshihet zhvillimi i raketave interceptuese për të kapur sinjalet e raketave armike në lartësi 100 km. Plani i Koresë së Jugut për dislokimin e sistemit antiraketor amerikan THAAd në jug të Seulit ka hasur kundërshtime të mëdha brenda vendit, por edhe nga vendet fqinje, përfshirë Kinën dhe Rusinë.
Please follow and like us: