Krim makabër në Korçë/ Vdes 23-vjeçari, pronari i lokalit të tallavasë e tërhoqi zvarrë me makinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë para disa ditësh. 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava në Korçë, Olsi Zyberi.
Ky i fundit e ka rrahur barbarisht të riun duke e lidhur pas makinës, duke e qëlluar me thikë pas kokë dhe më pas e hodhi në kanal.
Për disa ditë i riu qëndroi i shtruar në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.
Sot ai ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Olsi Zyberi dhe po heton për motivet e këtij krimi.
Please follow and like us: