Albspirit

Media/News/Publishing

Mësime nga miliarderi kinez Jack Ma

A ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni shkurajuar drejt rrugës së progresit në karrierë apo situatës financiare? Në listën e vitit 2014 të Hurun-it të 100 më të pasurve në pjesën kontinentale të Kinës presidenti i Grupit Alibaba Jack Ma (Ma Yun) zuri vendin e parë me 150 miliardë juanë,të ardhura, duke u bërë njeriu më i pasur në Kinë.Pak kohë më parë, Grupi Alibaba u regjistrua me sukses në Bursën e Letrave me Vlerë të Nju Jorkut, si rezultat, pasuritë e 50-vjeçarit Jack Ma dhe të familjes së tij arritën në 150 miliardë juanë duke u shtuar 5 herë në krahasim me vitin 2013. Me këto të ardhura, Jack Ma tejkaloi më të pasurin e vitit të kaluar, presidentin e Grupit Wanda të Dalianit, Wang Jianlin , duke u bërë njeriu më i pasur në Kinë.

Në vitin 2013 Ma u cilësua nga’Financial Times’ si “Personazhi i Vitit,”

A jeni gati të zbatoni planin e Ma-së në menaxhimin e jetës suaj financiare apo profesionale? Sot ju sjellim disa mësime që morëm prej tij

1. Kërkoni mundësitë

Ma i quan ata që dështojnë miopë ndaj mundësive. Përpara se të bëni një punë shihni përreth mjedisit profesional dhe financiar me një lente të madhe, duke konsideruar të gjitha mundësitë. Më pas nisni “gërmimin poshtë çdo shkëmbi dhe guri” për mundësi të ndryshme.

2. Shiheni çdo mundësi si një derë e hapur

Nuk ka shans të vogël. Kur ju jepet një mundësi zmadhojeni më shumë. Kapeni me të gjithë forcën tuaj, punoni për këtë mundësi me gjithë zemër. Jepni maksimumin tuaj. Mos e trajtoni diçka si të vogël nëse doni të shihni rezultate të mëdha.

3. Kuptoni

Përpiquni të kuptoni gjendjen tuaj të tanishme dhe ku doni të arrini. Për çfarë po punoni konkretisht dhe ku do të arrini?

4. Veproni me shpejtësi

Atë që shumë prej nesh nuk kuptojnë është se në garë duhet të bësh dhe prapa, kryesisht prapa për të mos dështuar, gara nuk do të thotë të vraponi gjithnjë me shpejtësi përpara. Por kur ju jepet një mundësi veproni.

5. Shihni përtej rrethanave tuaja

Pavarësisht gjendjes suaj të tanishme, ku apo si u rritët, apo çfarë niveli arsimor keni mund të jeni të suksesshëm në sipërmarrjen tuaj. Është fryma dhe përpjekja që bëni gjatë rrugës çelësi i suksesit.

6. Kanalizoni ambicjen tuaj

Është detyra juaj si një vizionar të tregoheni këmbëngulës drejt suksesit. Fokusohuni tek qëllimi juaj punoni për të dhe mos u dorëzoni asnjëherë.

7. Jini kurajozë

Kur Ma themeloi grupin Alibaba, platformën e suksesshme të tregtisë online, ai u përball me shumë refuzime. Madje kishte nga ata që i thanë se kjo gjë nuk do të funksionojë, por ai vendosi të ndiqte ëndrrën e tij me kurajë.

8. Guxoni sa jeni të rinj

Nëse nuk jeni të pasur deri në moshën 35-vjeçare, thotë Ma, atëherë e keni humbur shansin e rinisë. Fitoni kapitalin tuaj gjatë këtyre viteve kur keni ende energji dhe imagjinatë

9. Ndërtoni ekipin tuaj drejt një qëllimi të përbashkët

Nuk do të fitoni asnjëherë nëse do të bashkoni çdo anëtar të grupit tuaj pas një personi të vetëm. Ma vlerëson se 30% nuk do jenë dakord me idetë tuaja. T’i bësh të jenë të gjithë në një mendje pas një ideje, kauze apo misioni është një nga vështirësitë më të mëdha

10. Punëso njerëz që që kanë aftësi më të mira teknike se ju

Nëse shefi ka aftësi më të mira teknike se punonjësit, atëherë ai ka punësuar njerëzit e gabuar. Punonjësit duhet të jenë gjithnjë profesionistë të lartë. Punësojini ata dhe lërini të bëjnë punën e tyre. Ata e dinë ta bëjnë atë më mirë se ju.

11. Udhëhiqni me vizion dhe fisnikëri

Ka disa afëtsi që janë jetike për një lidership të suksesshëm për çdo kompani— vizion, durim dhe fisnikëri. Një lider duhet të jetë vizionar, në gjendje të shohë mundësitë kur të tjerët nuk i kanë këto aftësi.

Një lider nuk duhet të dorëzohet asnjëherë dhe duhet të ketë çdo aftësi për të zgjidhur vështirësitë e mundshme

12. Kini durim

Kohët e vështira do vijnë, nuk i evitojmë dot dhe sfidat do jenë kudo. Lëreni vizionin tuaj t’ju udhëheqë si një far. Veprimet tuaja do të frymëzojnë të tjerët dhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë në kohë të vështira.

13. Marrja e vendimeve të duhura

Liderët më të suksesshëm nuk janë gjithnjë më të zgjuarit ose më të kualifikuarit. Por rreth tyre kanë një ushtri ekspertësh tepër të aftë që i ndihmojnë të marrin vendimet e duhura. Janë vendimet që merrni që ju bëjnë të përparoni drej çdo hapi dhe jo se sa të kualifikuar jeni për të lëvizuar nga një shesh në tjetrin.

14. Detyra juaj është të jeni më punëtor dhe ambicioz se të tjerët

Ka një formulë të thjeshtë drejt suksesit. Punoni shumë dhe mos e harroni asnjëherë ambicien tuaj.

15. Konkurroni me fisnikëri

Nëse i trajtoni konkurrentët si armiq, do të jeni edhe ju armik për ta. Në vend të kësaj hyni në konkurrencë me fisnikëri.

16. Merrini të gjithë konkurrentët me seriozitet

Asnjë konkurrent nuk është gjigant. Trajtojini ata me respekt. Të gjithë konkurrentët kanë një shans të barabartë drejt suksesit kur nis konkurrenca. Ai të cilin ju e mblivlerësoni, ndoshta është ai i cili ka aftësi t’ju mundë.

Çdo biznes i madh e nisi nga një pikë, ashtu si edhe biznesi juaj. Të gjithë meritojnë një vend në tavolinë.

16. Klientët janë të parët; punonjësit të dytët dhe aksionerët të tretët.

Si një drejtues keni një kohë dhe energji të kufizuar. Kushtojini më shumë kohë dhe energji më të rëndësishmëve, klientëve. Më pas atyre që janë pjesë e biznesit tuaj, punëtorët. Aksionerët janë të tretët pasi pa dy të parët ata nuk do të ekzistonin.

17. Harrojini paratë

Ju nuk e nisët një biznes ose projekt vetëm për paratë. Ju ndoqët këtë rrugë për të krijuar një stil të veçantë jetese ose për të përmbushur një dëshirë të zemrës apo mendjes. Nëse fokusoheni vetëm tek paraja do të merrni vendime të ndryshme nga ato që do merrnit nëse do fokusoheshit tek i gjithë udhëtimi. Ndiqeni rrugën që nisët me ambicie, paraja do të vijë vetë.

18. Kemi lindur që ta shijojmë jetën dhe jo ta kalojmë vetëm me punë

Qëllimi i jetës nuk është vetëm të punojmë derisa të vdesim. Fokusi duhet të jetë edhe tek gëzimi, duke gjetur kohë për të luajtur dhe relaksuar me ata që ndodhen rreth jush. Nëse vetëm punoni gjatë gjithë jetës — një ditë do t’ju vijë keq për veten, kjo është e sigurt.

19. Provojeni veten

Asnjëehrë nuk do ta mësoni se çfarë mund të arrini nëse nuk e provoni më parë. Nuk do ta dini asnjëherë nëse ideja juaj do të funksionojë nëse nuk përpiqeni për ta konkretizuar atë. Përshtasni idetë, ndryshoni strategjitë nëse do t’ju duhet ta bëni një gjë të tillë dhe mos u dorëzoni kurrë.

Please follow and like us: