Albspirit

Media/News/Publishing

Nënë Tereza dhe lidhjet e saj me Zvicrën

 

“E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja” është shkresa (kartolina) e parë që dihet e Gonxhe Bojaxhiut, e shkruar më 12.09.1928, dhe i drejtohet tezes së vet nga Prizreni që quhej Liza – (kjo kartolinë është publikuar nga autori më 2006 në librin „die Albaner in der Repubkim Makedonien“). Udhëtimi i Gonxhes me tren për në Dublin, kaloi edhe në Zvicër më 1928.

Komunikimi

Kontaktet e para të zviceranëve me Nënë Terezen dhe të cilat dihen, janë ato pas Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht në Indi, ajo kishte pasur kontakte të ngjeshura me jezuitin p. Henry Volken nga Zermatt i Zvicrës, shkruan sot Albert Ramaj në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Më 1964 në Bombay u mbajt kongresi eukaristik në të cilin mori pjesë Nënë Tereza dhe botuesi dhe njeriu shumë njohur i botës katolike zvicerane Eugen Vogt, i dërguar nga konferenca ipeshkvore e Zvicrës. Një familje zvicerane që jetonte në Bombay, e kishte ftuar për drekë Nënë Terezen, Henry Volken dhe Eugen Vogt. Ky takim mes Eugen Vogt dhe Nënë Terezes kishte lënë mbresa shumë të mëdha siç shkruante edhe ai vetë më vonë.

Please follow and like us: