Albspirit

Media/News/Publishing

 Ngjala “LSI”: Nuk kanë rëndësi zgjedhjet, por integrimi. Dhe një tallje për të gjithë, Meta: Fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët

Ilir Meta ja ka nisur edhe njëherë sot këngës që njeh më mirë: As andej, as këtej, derisa të kuptohet nga fryn era e zgjedhjeve. Sigurisht edhe për të rritur peshën negociuese të dy partive që vazhdojnë t’i quajnë të mëdha.

Në kuadër të kësaj sjelljeje prej ngjale, Meta, ka shfrytëzuar një aktivitet në një shkollë në Farkë për të dhënë leksionin e radhës të spërdredhjes sipas parimit: Sot është sot e nesër është nesër.

“Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke i çuar në drejtimin pozitiv të gjithë shqiptarët këtu. Për LSI nuk kanë rëndësi zgjedhjet, por ku do jetë Shqipëria pas zgjedhjeve të 2017. LSI është e përqendruar në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi, reformave të tjera që janë kyçe për integrimin dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare sesa rezultati i zgjedhjeve dhe ku do jetë çdo forcë politike”, tha Meta.

Më tej edhe një shembull i reflektimit të kryetarit të Parlamentit pas shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër apo kryetar parlamenti, apo pozitë pushteti, fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët, një shtëpi, mundësi që të çosh në shkollë fëmijët, të jesh ministër e në pushtet është përgjegjësi dhe të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI”, tha ai.

Respublica

Please follow and like us: