Niset avioni privat i Hillary Clinton: Së bashku më të fortë!
E ndërsa zgjedhjet presidenciale për Kreun e Shtëpisë së Bardhë po afrojnë, çdo ditë mediat amerikane ofrojnë lajme për dy kandidatët Hillary Clinton e Donald Trump.
E sa i përket ish sekretares niset avioni si saj privat “L’Air Force Hillary”. Në avionin privat kërkuar nga Clinton ajo do të takohet më gazetarët pikërisht 64 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. Destinacioni Cleveland , një nga shtetet kyç në zgjedhjet e 8 nëntorit.
Avioni i përdorur prej saj nuk mund të krahasohet me avionin e përdorur nga presidenti Obama e aq më tepër me avionin privat e lukzos të rivalit të saj Donald Trump.
Avioni me 42 vende është i ndarë në 4 zona, njëra i përket Clinton, një zonë stafit elektoral, një për sigurinë dhe zona tjetër është për gazetarët. Jashtë tij është shkruar me të madhe:”Së bashku më të fortë”.
Në 8 nëntor shtetasit amerikan do të votojnë për pasardhësin e Obamës . Gara është mes kandidatit republikan Trump e demokrates Clinton.