Policia shpall në kërkim pedagogen pas denoncimit të “STOP”
Një denoncim i emisionit “Stop” për një pedagoge që në këmbim të notës kaluese ka marrë 100 euro nga një studente, ka bërë që Shërbimet e Sektorit për krimin ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, të shpallin në kërkim personin e denocuar në emsion. Kështu është shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe punohet për kapjen e saj, konkretisht D.K. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP” në TV Klan janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyrë pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, fakulteti Bio-Kimi në Shkodër i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S kundrejt pagesës me vlerë 100 euro.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale proçesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi ( me petagoge shtetasen e lartëpërmendur), pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop”.
Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.