Albspirit

Media/News/Publishing

Pranga vajzës në Tiranë, rrahu një djalë me grushta për t’i marrë makinën

Policia e Tiranës ka arrestuar një vajzë, pasi me ndihmën e një shoku të vet, kanë rrahur rrahën me grushte një person, për t’i marrë makinën.

Ngjarja ka ndodhur dje para Bankës së Shqipërisë.

E arrestuara është shtetesja Blerina Shpata, 28 vjeç, banuese në Tiranë.

Ndërkohë që u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Indrit F., 25 vjeç, banues në Tiranë.

“Të dy këta, para Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me vetëgjyqësi, kanë goditur me grusht, duke i marrë çelsat e mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasit M. A”, njofton policia.

Policia nuk bën me dije nëse këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin.

Please follow and like us: