Rasti korruptiv me pedagogen, reagon Universiteti i Shkodrës
Pas denoncim të bërë në emisionin investigativ ‘Stop’, ku pedagogia e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër u filmua duke i marrë ryshfet një studentje, ka reaguar vetë universiteti.
Në një deklaratë shpërndarë për mediat, ky Universitet ka vendosur që ta pezulloi nga puna pedagogen Ditika Kopliku.
Më herët, ajo u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës.
Deklarata e plotë e Universitetit të Shkodrës:
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara më datë 05 shtator 2016në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, i cili trajtoi një rast korruptiv të pedagoges Ditika Kopliku ndaj 2 studenteve të USH-së, bën këtë njoftim për shtyp:
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. Suzana Golemi, thirri me urgjencë mbledhjen e Departamentit të Biologji-Kimisë, sot me datën 6.09.2016.
Departamenti pasi dënoi sjelljen jo etiketë pedagoges në fjalë, i propozoi dekanit të Fakultetit pezullimin nga drejtori i departamentit dhe pezullimin nga puna si pedagoge e universitetit.
Dekani e miratoi propozimin e departamentit të biologji-kimisë dhe mori vendim, sot me datën 6.09.2016, t’i propozojë rektorit pezullimin nga drejtori i departamentit dhe pezullimin nga puna si pedagoge të universitetit tëzj.Ditika Kopliku.
Bazuar në propozimin e dekanit të fakultetit dhe mendimin e rektoratit te USH sot me datën 6.09.2016 rektori vendosi:
Pezullimin nga detyra si përgjegjëse Departamenti Biologji-kimi të Zj. DitikaKopliku.
Pezullimin nga detyra si pedagoge e universitetit të Shkodrës tëZj. Ditika Kopliku
Kjo çështje do t’i kalojë për shqyrtim Këshillit të Etikës së universitetit dhe vendimin përfundimtar do ta japë SenatiAkademik i USH. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që ka si synim kryesor qendërsinë e studentit, shpreh indinjatën dhe distancohet nga raste të tilla, që janë dukuri të shëmtuara e nuk kanë asgjë të përbashkët me proceset integruese, si dhe me përpjekjet maksimale për të rritur dhe përmirësuar cilësinë në funksion të studentëve tanë. Ne i inkurajojmë dhe mbështesim studentët tanë, si dhe të gjithë qytetarët, që të jenë pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe të denoncojnë pa frikë raste të tilla.