Albspirit

Media/News/Publishing

Reuters: Kina e “brishtë” përball terrorizmit pas vdekjes së Presidentit të Uzbekistanit

Nga Peter Marino (Reuters)

 

Në një hapësirë prej 24 orësh, dy ngjarje të papritura në Azinë Qendrore më fillim të kësaj javë, mund ta kenë zvarritur Kinën dashje padashje në luftën globale kundër terrorizmit.

Kanosja nga paqëndrueshmëria në Azinë Qendrore, vdekja e Presidentit në vendin me shumicë myslimane të Uzbekistanit, sulmi ndaj ambasadës kineze në Kirgistanin , kanë nxjerrë në pah rreziqet e sigurisë që kërcënojnë hapatzi Pekinin.

Gjatë samitit të G20-ës në Hangzhou këtë fundjavë, presidenti kinez Xi Jinping do të ishte i mençur nëse do te kërkonte këshillën e udhëheqësve që kanë përvoja afat-gjata në luftën kundër terrorizmit.

Në 15 vitet e fundit, ndërkohë që vendet më të fuqishme të botës e kanë përqendruar të gjithë vëmendjen e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar, Pekini ka qenë në gjendje që të shmangë totalisht çështjen. Ai  dënoi sulmet e 11 shtatorit dhe ofroi një bashkëpunim të inteligjencës kineze në administratën e George W Bush në “luftën kundër terrorizmit”.

Por, për pjesën më të madhe të zyrtareve, Kina fillimisht duhet të merrej nën pyetje “të mprehta”, për mënyrën sesi vepronte me grupet e jashtme terroriste dhe për mënyrën sesi i trajtonte pasojat e dhunës militane në shtëpi.

Kjo u mendua për shkak se Kina nuk e kishte tërhequr ndonjëherë vëmendjen e grupeve terroriste. Në fillim të viteve 2000, profili ndërkombëtar i Kinës ishte ende i ulët, ndoshta kjo një mënyrë që Pekini mos të merrte pozicione në çështje që do të vinin atë përballë al Kaedës dhe të tjerëve. Edhe pse ngadalë, Kina kishte intensifikuar shtypjen ndaj të ujgurëve, pakicave myslimane në provincën e Xinjiang,  por opinioni ndërkombëtar i ka kushtuar shumë pak vëmendje. Dhe mbi të gjitha, prania e Kinës në Lindjen e Mesme ishte e vogël, e kufizuar kryesisht për blerjet e naftës dhe gazit nga jashtë.

Por, gjatë dekadës së fundit, ekonomia kineze u rrit me shpejtësi, e bëri që kjo e fundit të kërkonte një prani më të thellë dhe më të gjerë jashtë shtetit, shpesh me ane të fasonëve dhe qytetarëve në terren, sidomos në rajonet e paqëndrueshme. Në pesë vitet e fundit, marinës kineze i është dashur të shpëtojë qytetarët e saj dy herë, një herë në Libi në vitin 2011 dhe përsëri në Jemen,  në mars të këtij viti. Shumë shtetas kinezë janë vrarë në sulmet terroriste në Mali, dhe të gjithë paqeruajtësit kinezë janë vrarë në Sudanin e Jugut.

Sulme terroriste kanë goditur gjithashtu vendin, shumë shtetas kinezë ishin viktima të një bombe  në sheshin e Tiananmenit në vitin 2013 dhe një sulmi të koordinuar me thikë në Kunming, në vitin 2014, të dyja sulme të lidhura me sulmuesit e Uighurit.

Pekini deri më tani i është përgjigjur sulmeve vendase dhe të huaja me intensifikimin e mbledhjeve të inteligjencës në Azinë Qendrore dhe duke filluar procesin për ndërtimin e një pranie të ngushtë në Lindjen e Mesme, ajo ndërtoi bazën e parë kineze në kombin verilindor të Afrikës së Xhibutit. Deri më tani, e gjitha kjo, ka qenë duke ecur ngadalë.

Por ritmi mund të fillojë të ngjallet. Më 29 gusht, Islam Karimov, presidenti 78-vjeçar i Uzbekistanit, u shtrua në spital pas një goditjeje të rëndë dhe raportet kontradiktore filluan të qarkullojnë nëse  ishte gjallë apo kishte vdekur. Pothuajse menjëherë, intriga brenda një vendi të izoluar nga lufta e vazhdueshme u bë publike. Si Republika Qendrore e më e fuqishme e Azisë, stabiliteti i Uzbekistanit ishte mbështetja e sigurisë në të gjithë rajonin,  e kjo padyshim është një alarm shqetësues për Kinën.

Vdekja Karimov rrezikon një vakum të gjatë në rajon, i cili mund të bëhet më pak i qëndrueshëm çdo ditë e më shumë. Në këtë rast, Pekini mund të ndjehet i detyruar që të miratojë “njeriun e tij”, njësoj si Rusia,  për ti dhënë fund luftës. Kjo lehtësisht do të mund të kthente fraksionin e humbur të uighurëve kundër Pekinit, me pasoja të paparashikueshme afatgjata.

Dobësia më e madhe e Kinës u bë me e dukshme një ditë pasi Karimov u shtrua në spital, kur një sulmues  hodhi veten në erë duke goditur ambasadën kineze në Kirgistanin fqinj. Bombardimi ishte dyfish i rrezikshëm në Pekin. Jo vetëm që ishte një kërcënim i huaj për interesat e saj , por besimi i Pekinit se sulmuesi ishte një militant islamik lidhet direkt me trajtimin që u ka bërë pakicën myslimane të uighurëve në provincën Xinjiang, e cila kufizohet me Kirgistanin . Pekini i sheh ujgurët si kërcënim separatist dhe ky sulm vetëm vërtetoi këtë perceptim.

Nëse historia është një guidë e mire, mund të themi se reagimi i Kinës në Xinjiang do të ndjekë  modelin e ndërhyrjes shtetërore dhe shtypjen e pakicës, qoftë kjo përmes teknologjinë gjithnjë e më të sofistikuar dhe monitorimit të internetit apo përmes forcave të mëdha policore dhe pranisë së tyre në të gjithë territorin.

Dhe në qoftë se Kina ka vendosur të bëjë një përpjekje më agresive për t’i rezistuar terrorizmit dhe të bëhet më në fund, një nga pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB, për tu tërhequr kështu zvarrë në këtë luftë globale, ajo do ta bëj, edhe pse disi e çoroditur. Tani ajo ka një shans më të madh për të treguar statusin si një “fuqi të madhe”, të lakmuar prej kohësh.

Please follow and like us: