Sarkazma e Denion Meidanit: Nen udheheqjen e lavdishme te shokut Rama
Carlo Ancelotti mbasi mbylli me sukses e pa u perfolur aventuren e tij britanike me siguri me rekomandim te keshilluesit Blair ka ardhur te vleresoje e te trajnoje ekipin e qeverise qe po shkelqen si ne cdo gje tjeter edhe ne futboll!
Ishte pak skeptik ne fillim kur i thane se jemi vendi i pare ne bote per nga deshira e rinise per tu larguar por e siguruan qe pjesa e rinise nga ku merr ekipi moshat edhe para te rinjte nuk eshte e afektuar.
Ata treguan ne kampin veror seriozitet, entuziazem, gadishmeri e deshire per te dhene maximumin nen udheheqjen e lavdishme te shokut Edi Rama dhe ne zbatim te vijes e frymes rilindase te partise. Ai me siguri eshte keshilluar edhe per natyren tone te bukur e te eger e per gjelberimin teper kurativ e stimulues qe lulezon kudo.
Sigurisht ai eshte ne pritje te turit te rradhes qe do organizoje Ministria e Brendshme per te pare e nuhatur keto mrekulli te natyres nga afer. Nga burime afer qeverise na thone se ai mbas takimeve me eksperte te fushes eshte i bindur se ky gjelberim ndikon direkt ne performancen, financat dhe motivinin e ekipit.
Thuhet qe gjithashtu sponsor ne kete levizje te mencur dhe ne blerjet e shitjet e markatos se vjeshtes eshte nje offshore afer kryeministrit qe pret t’i nxjerri shpenzimet e fitimet vetem nga bastet dhe tenderat, kryesisht ato per uniformen dhe karburantin e autobuzit te ekipit.
Veshtire do jete te kete fitime ne baste duke sfiduar thjeshte fatin sepse si trajneri me ndihmesat e tij ashtu edhe ekipi qeveritar jane teper te painfluencueshem e te pakorruptueshem!
Mbeten per tu pare mbas zgjedhjeve ne diber prurjet e reja te markatos se vjeshtes ne ekipin qeveritar… I urojme trajnerit dhe ekipit korrje e shirje te mbare!