Albspirit

Media/News/Publishing

Shën Tereza e Kalkutës bashkoi edhe shqiptarët e Kanadasë

 9 ajet don Giovani


Festime madhështore në Toronto me një meshë të udhëhequr nga Kardinali i Torontos Thomas Collins për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Të pranishëm shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kanada shkëlqesia e Tij z. Ermal Muça, Kryetarja e nderit e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Dr. Ruki Kondaj dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto, z. Ramazan Këllezi./2 Shqipot Canada

3 Familja NuroNga Ajet Nuro/

7 Pjestaret te Misionit

1 Me ambasad Ermal Muca

6 femijet

2 pjesmarresData 4 shtator 2016 do të ngelet e gëdhendur në kujtesën e shqiptarëve si dita e shenjtërimit të njërës prej tyre, shqiptares më të njohur dhe më të respektuar në botë, bamirëses së madhe Nënës Terezë. Shqiptarët kudo në botë u mblodhën për të festuar këtë ngjarje që ndoshta nuk do të përsëritet më në të gjallë të tyre siç ishte rasti i shenjtërimit të një shqiptareje. Edhe në Kanada, shqiptarët e shprehën respektin për këtë figurë të madhe por dhe krenarinë për bijën dhe motrën e tyre që tashmë i përketë gjithë botës me aktivitete nga më të ndryshmet.

Në kishën Martyrs’ Shrine, në Midland të Ontarios, Misioni Shqiptar Katolik “E Lumja Nënë Tereza”, në bashkëpunim me Arkipeshkvinë e Torontos, organizuan një meshë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës, meshë në të cilën merrnin besimtarë të të gjitha origjinave kombëtare por kuptohet që shumica e të pranishmëve ishin shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare me banim në Toronto dhe rrethina. Mesha u udhëhoq nga Kardinali i Torontos Thomas Collins dhe zhvillua në anglisht dhe shqip. Në predikimin e vet, Kardinali përmendi se kush ishte Nënë Tereza dhe origjinën e saj. Ai theksoi krenarinë e ligjëshme që duhet të ndiejnë shqiptarët dhe vendi i saj i origjinë Shqipëria për shenjtërimin e Nënë Terezës. Pastaj ai i ftoi të pranishmit të ndjekin gjurmët e saj, veç kështu e respektojmë figurën e saj.

Liturgjinë në gjuhën shqipe e udhëhoqi Don Xhovani që i shërben komunitetit katolik shqiptar të Torontos.

Ndër të pranishmit dalloje shqiptarë që mbanin flamurin kombëtar si dhe shqiptarë të veshur me veshje kombëtare.

Pas meshës, të gjithë të pranishmit iu drejtuan bustit të Nënë Terezës që është ngritur me punën e palodhur të misionit Shqiptar Katolik “E Lumja Nënë Tereza” para 3 vjetësh në ambientet e kishës Martirs Shrine për të çuar buqeta me lule dhe nderuar figurën e Nënë Terezës tashmë Shenjtë. Kardinali i Torontos Collins pasi bekoi bustin, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar, vendosi një kurorë me lule.

Gjithë shqiptarët që takuam aty, ishin krenar dhe të gëzuar që Nënë Tereza u shenjtërua dhe se kështu ajo do të vazhdojë të ndihmoj ata që kanë më shumë nevojë. Ajo do të shërbej edhe si shembull për ç’do njërin prej nesh.

Gjithashtu mësuam se në Toronto, Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze do të organizoj një aktivitet të madh në fillim të tetorit, detajet e të cilit do të bëhen të njohura së shpejt nga kjo shoqatë.

Sipas Gjergj Nikollës, misioni shqiptar katolik me emrin e së Shenjtës Terezë, po punon që shqiptarët në Toronto të kenë kishën e tyre me qëllim që të jenë të pavarur dhe të ruajnë profilin kombëtar shqiptar. Por, – thotë ai, duhet punë për të mbledhur fondet. Duke e njohur atë dhe miqët e tij, mendoj se ata do t’ia dalin por duhet ditur se shqiptarët e Torontos dinë të ndihmojnë njëri-tjetrin. Shpresojmë, që ata t’ia dalin që të kenë kishën e tyre shqiptare në Toronto.

Aktiviteti u filmua nga gazetari i Pasqyra Shqiptare Z. Ilir Lena dhe do trasmetohet i plote ne datën 18 shtator (facebook: Pasqyra Shqiptare Tv)

Nënë Tereza bashkon dhe shqiptarët e Montrealit

Shenjtërimi i Nënë Terezës, bëri që edhe shqiptarët e Montrealit pa dallim, ti drejtohen shtatores së Nënë Terezës pranë metro Monk në Montreal për të shprehur nderimin dhe në të njëjtën kohë edhe gëzimin dhe krenarinë për shenjtërimin e Nënë Terezës. Përveç drejtuesve e të dy shoqatave, për të festuar kishin ardhur dhe grupi i valleve “Shqiponjat e Kebekut” si dhe rapsodi Mehdi Isufi nga Granby.

Së fundi, tashmë që kemi një shenjtë shqiptare, nuk ngelet veç të bëjmë një lutje që e dëgjuam gjithandej nga shqiptarët:

SHËN TEREZA E KALKUTËS LUTU PËR SHQIPTARËT!

Please follow and like us: