Asambleisti Mark Gjonaj synon të vendosë nga një shtatore në secilën nga 5 lagjet e mëdha të New York-ut
Ruben Avxhiu
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës është shoqëruar me një numër veprimtarish të bukura nga shqiptarët e Amerikës.
Një që ka bërë vërtet përshtypje ka qenë ajo në Battery Park, Manhattan, e organizuar nga Asambleisti Mark Gjonaj dhe disa organizata shqiptaro-amerikane.
Kulmi i ngjarjes ka qenë zbulimi i shtatores së Shën Nënë Terezës, pjesë e një nisme të jashtëzakonshme të asambleistit shqiptaro-amerikan që synon të ngrejë nga një të tillë në secilën nga pesë lagjet e mëdha administrative të New York-ut.
Ashtu siAshtu siç u ka hije, shqiptarët u përfaqësuan në këtë aktivitet nga të gjitha besimet fetare dhe veshjet kombëtare, muzika folklorike e tipare të tjera tradicionale zbukuruan mjedisin.
Merrte pjesë edhe valltari i shquar shqiptaro-amerikan, Tony Dovolani.
Aktivisti i njohur Esad Gjonabalaj e fotografoi Dovolanin me “Bijtë e Ilirisë”, Illyria’s Sons, një grup motoristësh shqiptaro-amerikanë, që shpesh qarkullojnë në qytet me flamuj e veshje kuqezi.
“Ishte një dite e shkëlqyer me familjen dhe pjesëmarrjen e gjere te komunitetit shqiptar në New York”, tha Gjonbalaj.
Veprimtaria ishte një festë familjare, e hapur për publikun, me lojëra dhe dëfrime, dhurime urshqimesh për nevojtarët, një meshë, shitës pijesh freskuese dhe ushqime për familjarët pjesëmarrës, ekspozita, këngë dhe valle. Në fund veprimtaritë u mbyllën me një meshë të mbasdites. Kanali televiziv amerikan, CBS, transmetoi pesë nga veprimtaria duke e alternuar me transmetimin e drejtpërdrejtë nga Vatikani, ku u hentërua Nënë Tereza Aktivitete të ngjashme u organizuan edhe në vendbanime të tjera të shqiptarëve në SHBA.
Falenderojmë veprimtarët Xheladin Zeneli dhe Esad Gjonbalaj për fotografitë e bukura nga veprimtaria në Battery Park.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAssemblymanmarkgjonaj%2Fvideos%2F885070514960859%2F&show_text=0&width=560










