Albspirit

Media/News/Publishing

Sipërmarrësi i martuar me Miss Ukrainën, zbulon në Instagram se ishte arratisur në New York 

 

 

Një sipërmarrës italian nga Milano denoncoi në polici zhdukjen e gruas së tij nga frika se mos i kishte ndodhur diçka e keqe. Për dhjetë ditë, pasi gruaja u largua nga shtëpia duke i thënë se do të dilte për një shëtitje, ai nuk dëgjoi me asgjë prej saj.

Por më vonë përmes rrjeteve sociale, ai zbuloi e gruaja e tij ndodhej në New York në shoqërinë e disa mikeshave dhe një burri. Dhe për më tepër, ajo kishte filluar të punonte në qytetin amerikan si modele.

Protagonistë të kësaj historie janë një sipërmarrës milanez dhe tashmë ish gruaja e tij Anna Zayachkivska, ish-Miss Ukraina dhe një modele e suksesshme.

Çifti u martua më 22 dhjetor të vitit 2015. Më 1 korrik, pas 7 muajsh martese, Zayachivska u largua nga shtëpia gjoja për një shëtitje dhe nuk u bë më e gjallë përveç një mesazhi që i kishte lënë vjehrrës: Qëndroi pranë djalit tuaj që është një engjëll, mos e lini vetëm, mos e braktisni.

Please follow and like us: