Albspirit

Media/News/Publishing

Sondazhet, Trump përmbys Clinton

Zgjedhjet e nëntorit nuk janë larg, ndërsa gara mes dy kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë kokë më kokë.

Donald Trump ka përmbysur së fundi situatën e deritanishme duke shënuar një epërsi të lehtë ndaj rivales Hillary Clinton mes atyre që pritet të dalin në votime.

Ne anketimin e ri, sipas CNN, republikani e kapërcen Clintonin me dy pikë për qindje, duke marrë 45% të votave kundrejt 43% të ish-Sekretares së Shtetit. Diferenca e të dyve me libertarianin Gary Johnson është e skajshme: Ai nuk siguron veçse 7% të votave, ndërsa Jill Stein e të gjelbërve 2%.

Fushata e rrëmujshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara i ka parë kundërshtarët e mëdhenj ta kapërcejnë herë pas here njëri-tjetrin këto dy muajt e fundit, por Clintoni është ajo që ka kryesuar më shumë.

Bindja e përgjithshme është se Clintoni do të triumfojë më 8 nëntor. Ajo deri tani ka mbështetjen e palëkundur të grave, 53% kundrejt 38%. Bërthamën e përkrahjes femërore për ish-Zonjën e Parë e përbejnë femrat e pamartuara, 73%.

Meshkujt ndërkohë, radhiten më shumë në krah të manjatit të pasurive të patundshme, 54% me 32%. Ne anën e Clintonit është dhe shumica e votuesve të rinj, ndërsa pjesa më e madhe e zgjedhësve mbi 45-vjeç, preferojnë kandidatin republikan.

Please follow and like us: