Albspirit

Media/News/Publishing

Sportet olimpike në Kinën e lashtë


Sportet olimpike në Kinën e lashtë
Olimpiadat e kanë zanafillën në Greqinë e lashtë, por në Kinën e lashtë gjenden shumë gjirmë të disiplinave të ndryshme olimpike, të dokumentuara në shumë piktura të kohës.

Cuju: origjina kineze e futbollit modern

“Cuju” është një garë e lashtë me top, shumë e ngjashme me futbollin e sotëm, lojë kjo mjaft e përhapur gjatë sundimit të dinastisë Tang (618-907 të erës sonë) dhe asaj Song (960-1279 të erës sonë).

Zhao Kuangyin, perandori themelues i dinastisë Song ishte një fans i madh i lojës “cuju”, madje dhe i vëllai i tij Zhao Guangyi, që e pasoi në fron luanin shpesh “cuju”.

Edhe femrat kanë luajtur futboll “cuju” në Kinën e lashtë, fakt që dokumentohet në dinastinë Han. Në pikturat që i përkasin kësaj periudhe shfaqen vajza të reja me flokë të mbledhura që argëtohen duke luajtur cuju. Deri në dinastinë Tang futbolli i femrave ishte mjaft i zhvilluar, madje dhe i ndjekur nga perandorët, që e pëlqenin shumë këtë lloj argëtimi.

Jiaodi: Mundja kineze

Sportistët që në Kinën e lashtë praktikonin sportin e mundjes, gjatë ndeshjes vinin brirë demi në kokë dhe lëvizjet e tyre ngjanin me atë të demave të egër. Mundja që njihej me emrin Jiaodi ishte një pjesë e rëndësishme e programit të stërvitjes ushtarake në Periudhën e Pranverës dhe Vjeshtës (770–476 p.e.s), si dhe gjatë perandorive Sui dhe Tang, mjaft e nxitur nga perandorët. Sipas historianëve perandori Muzong i dinastisë Tang ndiqte çdo tre ditë ndeshje jiaodi.

Ndërsa gjatë dinastisë Song , jiaodi fitoi një popullaritet më të mad. Kjo disiplinë e lashtë sportive zhvillohej në dy mënyra. Në librin “Jiao Li Ji (Shënime për Jiaodi) flitet me imtësi për evoluimin e këtij sporti.

Gjatë dinastisë së fundit të Kinës, Qing (1644-1911) zhvilloheshin gara të vërteta mundjeje jiaodi. Ditën e 23-të të muajit të 12-të të vitit në oborrin mbretëror zhvillohej kampionati i jiaodi-së, ku piktorët e kohës e përjetonin këtë sport në vepra e tyre.

Chuiwan: golfi i lashtë kinez

Chuiwan është një lojë e lashtë kineze ku një top i vogël godite me një shkop, shumë e ngjashme me lojën e sotme të golfit. Kjo lojë e lashtë kineze daton në dinastinë Yuan (1271-1368) dhe u zhvillua më tej gjatë dinastisë Song, ku dhe përmendet në shumë vepra letrare dhe teatrore.

Me ardhjen në fuqi të dinastisë Ming tradita e ndeshjes së golfit Chuiwan nisi të shuhej. Chuiwan luhej gjithmonë në natyrë dhe kishte një ngjashmëri tepër të madhe me rregullat e golfit të sotëm.

Jiju: polo e lashtë

“Jiju” quhej në Kinën e lastë sporti i gjuajtjes së një topi me shkop, ndërsa kalëroje. Në oborrin perandorak ky sport ishte popullor ndërsa për popullin ai nisi të praktikohej në kohën e dinastisë Tang. Madje nga dokumentet historike mësojmë se sporti i polos ishte pjesë e programit të stërvitjes ushtarake gjatë sundimit perandorak në Kinën e lashtë. Edhe në muralet e realizuara në varret e lashtë të dinastisë Tang gjen vizatime që kanë fokusuar lojën e polos.

Kjo lojë, sot sport olimpik ka qenë popullore që në dinastinë Yuan, por ajo nisi të humbte në dinastinë Ming (1368-1644). Ndërsa në dinastinë e fundit të Kinës, atë Qing loja u zhduk përfundimisht, duke mos e fituar më popullaritetin e saj.

Gjuajtja me hark

Në lashtësi origijina e gjuajtjes me hark lidhej ngushtë me gjuetinë dhe mbrojtjen. Harkëtarët në lashtësi nuk ishtin vetëm sportistë, por ky sport ishte pjesë e programit të stërvitjes ushtarake dhe e edukimit në shkolla.

Gjatë periudhës se Pranverës dhe Vjeshtës (770–476 p.e.s) e më vonë gjuajtja me hark ishte një sport. Ndërsa gjatë sundimit të dinastive Wei dhe në vitet (220-589) kjo traditë vazhdoi. . Ndërsa gjatë dinastisë Tang harkëtarët ishin një pjesë e rëndësishme e Provimeve Perandorake të Wuju-së dhe kjo traditë u vazhdua dhe në dinastinë Yuan. Shumë perandorë gjatë dinastisë së fundit të Kinës, asaj Qing ishin harkëtarë të mirë, veçanërisht shquheshin për aftësitë e tyre në këtë sport perandorët Kangxi dhe Qianlong.

Bingxi: sportet dimërore në lashtësi

Sportet dimërore apo të akullit në Kinën e lashtë ishin një veprimtari e rregullt në oborret perandorake, kryesisht gjatë sundimit të perandorit Qianlong në shekullin e 18-të.

Bingxi, apo sported dimërore ishin një mënyrë argëtimi për familjet perandorake. Duke nisur nga parade e ushtrisë në terren të akullt, bingxi me kalimin e kohës u shndërruan në demonstrim të aftësive të ushtarakëve të perandorisë, port ë ndjekura me interest ë madh nga publiku i gjerë. Më shumë se 1,600 ushtarë merrnin pjesë në lojrat e ndryshme dimërore.

Lojërat dimërore ose Bingxi gjatë dinastisë Qing përfshinin garat e skive, të cilat zhvillohen edhe në Lojërat e sotme Olimpike, të cilave u shtoheshin dhe “futbolli në akull” dhe akrobacitë.

Hipizmi

Garat me kuaj në lashtësi zhvilloheshin kryesisht nga popullsia veriore dhe fiset nomade. Gjatë dinastisë Tang garat me kuaj u përsosën dhe shfaqjet me to ishin mjaft popullore. Madje në atë kohë zhvilloheshin dhe gara të kërcimeve me kuaj. Kalorësit me veshje tradicionale të kohës qëndronin në këmbë mbi kuaj dhe kërcenin sipas melodive të ndryshme popullore.

A nuk është ky një spektakël i vërtetë! Hipizmi u bë pjesë e stërvitjes ushtarake gjatë sundimit të dinastive kineze Ming dhe Qing. Shumë nga shpikjet botërore e kanë origjinën në Kinë, por me sa duket edhe shumë prej sporteve që luhen sot në Olimpiada, prej këtej e kanë zanafillën.

Please follow and like us: