Albspirit

Media/News/Publishing

“The Doors”, 50 vjet më parë lindte një mit!

The DorrsGjysmë shekulli të “The Doors”, banda muzikore amerikane që ka bërë historinë e rrokut. Gushti i vitit 1966, shënoi në të vërtetë një fazë vendimtare për Jim Morrison, Ray Manzarek, Robbie Krieger e John Densmore, të rinj muzikantë që u bënë të famshëm me “Whisky a Go Go” në Los Anxheles.

Në 24 gusht, grupi hyri në “Sunset Sound Recording Studios” dhe në harkun e një jave regjistroi albumine parë në karrierë.

Albumi, i cili për titull ka emrin e grupit, doli në vitin 1967, duke u hapur atyre dyert e mitit. Ishte një debutim i jashtëzakonshëm: Morrison, Manzarek, Krieger e Densmore kishin një repertor të pasur me këngë të mëdha, disa nga të cilat u destinuan të shndërroheshin në klasike edhe në ditët e sotme.

Në brendësi të albumit, ishin “The Cristal Ship”, versioni i “Alabama Song” i Bertolt Brecht e Kurt Weill, dymbëdhjetë minutat e “The End”, “Break on Trough” (e cila doli si kënga e parë) e “Light My Fire”, që mbetet edhe sot si suksesi më i madh i karrierës së tyre.

Thuajse brenda një viti, “Light My Fire”, u kthye në krye të renditjes së këngëve më të mira në një pjesë të mirë të botës.

Robbie Kriegerha, autor i tekstit, ka shprehur mirënjohjen e tij për Jose Feliciano, duke pranuar se kishte marrë shumë të ardhura nga interpretimi i tij, se sa nga ai origjinali. Aventura e “The Doors” zgjati pesë vjet dhe 7 albume, deri në 3 korrik të vitit 1971, kur Jim Morrison vdiq në moshën 27-vjeçare.

Please follow and like us: