Vjeshtë e artë për filmin kinez
“Muri i Madh” bashkëprodhimi më i madh filmik kino-amerikanAndy Lau dhe Matt Damon do të jenë protagonistët e filmit më të ri të regjizorit të njohur kinez Zhang Yimou “The Great Wall” (“Muri i madh”), premiera e të cilit do të shfaqet në Kinë më 16 dhjetor të këtij viti, në prag të vitit të ri kinez. Në media flitet se filmi do të arrijë arkëtime rekord dhe si një bashkëprodhim kino-amerikan, që këto ditë ka shfaqur fotot dhe trailerin e parë, duke u dhënë fasnave një copëz fare të vogël të këtij filmi plot aventura dhe fantazi. Elemente të kulturës së lashtë kineze por dhe asaj botërore, një kast aktorësh kinezë dhe amerikanë, pamje magjepsëse të Murit të Madh dhe filmime të jashtëzakonshme me efekte tepër moderne ku përzihen betejat e luftës me mostra të mitologjisë kineze- të gjitha këto në një film kino-amerikan që pritet të fitojë mjaft adhurues dhe sigurisht të arrijë rekorde arkëtimi. Subjekti i filmit artistik “Muri i Madh” daton 1 mijë vjetë më parë, kur një mercenar europian, i interpretuar nga aktori hollivudian Matt demon zbulon një sekret të Murit të Madh Kinez. Ky film po realizohet në bashkëprodhim nga Kompania kineze “China Film”, LeVision Pictures, Legendary Pictures dhe Universal Pictures.
Ndër aktorët e filmit përmendim Pedro Pascal, Jiang Tian, Willem Dafoe, Lu Han, Eddie Peng, Kerry Wang, Vicky Yu dhe Li Heng.
“Muri i Madh” do të jetë bashkëprodhimi i madh i madh i regjizorit Zhang Yimou me kompaninë LeVision Pictures, pas nënshkrimit në vitin 2013 të partneritetit mes tyre, si dhe i pari film në gjuhën angleze i regjizorit kinez. Vetë Zhang tha për mediat se elementet fantastike nuk luajnë rol sundues në film, por e bëjnë atë të veçantë, pasi në të shikuesi do të gjejë monstra kineze. “Është një film fantastik i realizuar në mënyrë realiste. Madje shikuesve do tu duket sikur ngjarjet e filmit ndodhin realisht.” U shpreh Zhang Yimou. Më tej ai tha se Kina nuk ka shumë histori të luftrave kundër monstrave, por në këtë film do të krijohet një eksperiencë e re. Efektet vizive të “Murit të Madh” do të realizohen nga “Industrial Light& Magic” dhe Weta Workshop, përgjegjëse për cilësinë e lartë artistike të tyre. Filmi është bashkëpunimi më i madh kinematografik midis Kinës dhe SHBA-së me një buxhet prej 150 mijë dollarësh. Pas premierës në Kinës ai do të shfaqet në SHBA më 17 shtator të vitit 2017.
2 filma kinezë në Festivalin e Filmit të Torontos
Këtë shtator 2 filma kinetë përfshirë atë të Feng Xioagangut do të shfaqen në edicionin e 41-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të Kanadasë. Bëhet fjalë për filmin “I am not Madame Bovary” me regji të Feng Xiaogang dhe filmin “The Wasted Times” të Cheng Er. Drejtori i festivalit, Piers Handling tha për mediat kineze se përgjatë 11 ditëve të festivalit këto dy filma kinezë krahas filmave të tjerë konkurrues do të “pushtojnë” ekranet e Torontos.
“I am not Madame Bovary” është një komedi bashkëkohore, ndërsa “The Wasted Times” trajton një histori dashurie në Shangain e viteve 30-të të shekullit të kaluar. Përveç këtyre filmave në Festivalin e Torontos publiku do të ketë rast të shohë dhe “Lindja e Dragoit” një bashkëprodhim amerikano-kino-kanadez. Festivali i Filmit i Torontos e nisi rrugëtimin e tij në vitin 1976 dhe konsiderohet si një nga festivalet më prestigjiozë në botë, i cili do të zhvillohet këtë vit nga 8-18 shtator.