Donald Lu: Situata e krimit në Shqipëri është e rëndë!
Ambasadori amerikan ka folur për situatën e krimit në Shqipëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga qendra Marshall në Tiranë. Në fjalën e tij Lu ka thënë se “Situata e krimit në Shqipëri është e rëndë” dhe se “të akuzuarit për drogë rrallë përballen me drejtësinë”. Donald Lu ka përmendur sërish rastin e Emiljano Shullazit të arrestuar kohët e fundit. Ambasadori amerikan nuk ka lënë pa prekur edhe penetrimin e krimit në politikë. Sipas tij “shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës” nga kjo çështje.
“Rrezikojmë që për shumë vite akuzat për vrasje, korrupsion, trafik kanë qenë shumë të vështira dhe niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer vrasje. Duhet të përballemi me faktin se ata duhet të arrestohen, duhet të sekuestrohen paratë e pista.
Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar ti largojnë nga politika dhe qeverisja.
Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan ti bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme.
Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me agjentët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre.
Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Kjo është reformë për shqiptarët pasi ne duam ti mbështesim, pasi Shqipëria do të jetë e suksesshme në këtë drejtim”, tha Lu.