Albspirit

Media/News/Publishing

‘Nëna e Dashurisë’ thërret artistët

"Nëna e Dashurisë" thërret artistët

Komuna e Vitisë do të organizojë një ekspozitë mbarëkombëtare që i dedikohet Nënë Terezës me rastin e shenjërimit të saj.

Nënë Tereza thirrjen e parë për të shërbyer në misionin e saj e mori pikërisht në Kishën e Letnicës në Viti.

Kjo mbase ka qenë ideja e organizatorit që në shenjë nderimi dhe përkujtimi për veprën madhore të saj, të hap një ekspozitë dedikuar Anjezë Gonxhe Bojaxhiut.

“Nëna e Dashurisë” titullohet ekspozita mbarëkombëtare që do të hapet në Stubëll të Vitisë në kuadër të manifestimit tradicional , kulturor, historik dhe shkencor të shkollës së parë shqipe “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”.

Ekspozita është paraparë të hapet në pjesën e dytë të muajit përkatësisht më 24 shtator. Komuna e Vitisë tashmë ka hapur konkurs, ku u bënë thirrje artistëve që të konkurrojnë me punimet e tyre për tëmarr pjesë në këtë aktivitet të artit pamor.

Autorët mund të konkurrojnë më nga një punim origjinal me format dhe teknikë të lirë. Kjo ekspozitë organizohet nga OJQ “Exarte” dhe Departamentii Kulturës në Viti dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Ekspozita do të hapet më 24 shtator në Stubëll prej orës 13:00 në ambientet e shkolës së parë shqipe në Stubëll të Vitisë duke vazhduar pastaj në Galerinë e Arteve në Viti më 24 tetor si dhe më 10 dhjetor në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Please follow and like us: