Obama cakton gjykatësin e parë federal mysliman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emëruar dje të parin gjykatës federal mysliman në historinë e vendit. Abid Qureshi është gjykatësi që do të shërbejë në Distriktin e Columbias.
Presidenti Obama u shpreh i bindur se Qureshi dp të shërbejë me integritet dhe përkushtim për drejtësinë.
Mediat po ngrenë dyshimin se emërimi i Qureshit do të bllokohet nga republikanët në Senat, njësoj siç është vepruar me nismat dhe vendimet e thera të Obamës në gjyqësor, por përzgjedhja e një myslimani përbën një hap simbolik. Qureshi është aktualisht një bashkëpunëtor me firmën “Latham & Watkins LLP” në Washington.
http://www.huffingtonpost.com/entry/obama-muslim-federal-judge_us_57cf2c…

Please follow and like us: