Kamerierja përballë kryeministrit
Korriku thuasje kishte ikur. Unë në atë kohë po kërkoja për një punë verore që të paguaja tarifën e vitit të dytë të shkollës së lartë. Për fat të mirë kuptova që më erdhi rasti kur po dëgjoja mamanë time duke diskutuar për një vend bosh pune. Shoqja e saj ishte zhvendosur në një ishull afër Kios në Greqi ku dhe kishte një restorant. Ajo kishte nevojë për një kamerier me përvojë që dinte të fliste në tre gjuhë. Unë flas katër gjuhë, por dhe kam punuar në të kaluarën. Kështu që ishte e lehtë që ta fitoja vendin e punës. Pasi pranova ftesën e punës i mblodha gjërat e mia dhe u nisa për udhëtim. Ndërkohë unë po mendoja sa e çuditshme sa shumë e ngjashme ishte puna e kamerierit me punën e një udhëheqësi, specifikisht kryeministrit. Po! Të qënurit kryeministër dhe kameriere nuk kanë dhe aq shumë dallime. Doni ta dini pse?
Hidhni një sy mëposhtë.
Ngjashmëritë
Unë i shërbej klientëve ndërsa nje kryeminister duhet t’i shërbejë votuesve.
Si një kamariere unë duhet të jem e dashur, të sillem me respekt dhe në qoftë se ka diçka që nuk shkon unë duhet t’i dëgjojë ata duke i dhënë për shembull menunë e ushqimeve. Në qoftë se i shërbej siç duhet atyre, unë do ua fitoj besimin dhe ata kanë për të ardhur prap.
Në të njëjtën mënyrë një kryeministër duhet të dëgjojë me kujdes nevojat dhe dëshirat e popullit. Ai duhet të jetë i përgatitur për të gjitha problemet dhe të ketë një “menu” me të gjitha zgjidhjet, pra me programin politik dhe planet për ta zbatuar atë. Në këtë rast, “ushqimi i kuzhinës” është ideologjia e partisë së tij. Në qoftë se njerëzit e pëlqejnë “menunë” ata do e votojnë atë. Por në qoftë se janë të sigurtë, ata do mund ta provojnë dhe në qoftë se e pëlqejnë do e mbështesin.
Por ai që është zgjedhur dhe nuk e zbaton programin e tij politik ka për të humbur besimin e njerëzve. Kështu që në të dyja punët klienti apo votuesi ka të drejtën që të kërkojë që t’i plotësohen dëshirat. Klientët paguajnë për ushqimin ndërsa votuesit ia japin votën kandidatit.
Në qoftë se ata nuk janë të lumtur me rezulatin ata kanë të drejtën që të ndryshojnë “restorantin”, pra që të ndryshojnë votën/kryeministrin. Nuk duhet harruar që të dyja profesionet, kamarrieri dhe kryeministri duhet të marrin shumë detyra dhe përgjegjësi.
Kamerieri i kalon tavolinat një më një kur klientët ikin për të marrë pjesët e mbetura. Në të njëjtën mënyrë kryeministri duhet të përpilojë një listë me kërkesat e votuese. Ky është një hap i rëndësishëm sepse kamerieri duhet të kujdeset që ushqimet e mbetura të hidhen në plehra. Kryeministri ndërkohë duhet të marri parasysh “mbetjet” e votuesve të tij dhe të jetë tepër i kujdeshëm me veprat, pra mos t’i harrojë apo mosiplementojë ato. Klientët e kënaqur nga shërbimi i restorantit japin bakshish për kamerierin ndërkohë që votuesit do japin një votë tjetër për mbështetje. Duhet të mos harrohet që personaliteti ka rol kyç në të dyja profesionet. Të dy duhet të jenë optimistë, gazmorë, të zgjuar, bujarë, të besueshëm dhe të rinj me qëllim që të fitojnë interesin e audiencës. Edukata është po ashtu me rëndësi për ta. Ata duhet të jenë të edukuar mirë dhe të njohin shumë gjuhë. Kamerieri duhet të ketë marrëdhënie të mira me turistët kurse kryeministri me aleancat. Sa më shumë gjuhë të dish, aq më shumë marrëdhënie të mira do krijosh. Koha është një nga arsyet pse dikush do të jepte besimin ty. Në qoftë se je i shpejtë në shërbimin tënd njerëzit do kënaqen më shumë. Në qoftë se je i ngathët atëhere klientët do braktisin tavolinën ndërsa votuesit do lodhen nga premtimet.
Pamja e kamerierit duhet t’i përshtatet ambientit. Të dy duhet ta tërheqin audiencën me pamjen e thjeshtë por të këndshme. Bashkëpunimi është faktor tjetër thlebësor për të arritur shërbimin më të mirë. Kamerieri duhet të punojë me kolegët e tij në të njëjtën mënyrë siç duhet të bashkpunojë kryeministri me politikanë të tjerë që mundet dhe të jenë kundërshtarë politikë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për popullin.
E di që sot jam kameriere, por sa janë gjasat që nesër të jem një kryeministre?