Michele Obama dhe thjeshtësia e Zonje të Parë
Është një Zonjë e Parë që di të mbajë fjalime prekëse për zemrat e të gjithëve. Që di të godasë aty ku duhet, siç bëri me Donald Trump në fjalën përpara Kuvendit demokrat, ku e përshkroi si një person tallës, të cilit nuk ia vlen t’i përgjigjesh.
Por që di gjithashtu të jetë e çlirët, aq sa të këndojë në makinë e të mos druhet t’u tregojë amerikanëve sesa shumë ushtrohet për fizikun që ka.
Për “CBS News”, këto janë disa nga momentet kur Michelle Obama e ka dëshmuar se është njeri vërtet interesant:
1. Kur u hodh të bënte kosh, por nuk pa se ngjitur me të po merrej një intervistë. Reagimi ishte mjaft i këndshëm, një e qeshur disi fajtore dhe e zgjatur.
2. Kur rrëmbeu vëmendjen në Kuvendin demokrat të Filadelfias. “Zgjohem çdo mëngjes – tha aty mes të tjerash, – në një shtëpi të ndërtuar nga skllevërit.
3. I paharrueshëm është dhe fjalimi i vitit 2008, ai që duket i kishte mbetur në mendje edhe krijuesve të fjalimit të Melania Trumpit. “Duhet të punosh shumë për të arritur atë që dëshiron në jetë”, ishte mesazhi i Zonjës së Parë. Në fund të fundit, edhe ajo vet kështu ka bërë.
4. Kur këndoi karaoke në makinë një këngë të Beyonces me humoristin James Corden. Njerëzit e pëlqyen shumë lirshmërinë e saj.
5. Kur bëri një video Rap, në të cilën u kërkohej të rinjve të shkojnë në shkollë të lartë, e në fund, kur tregoi sesi e mban trupin në formë dhe u mësoi edhe të tjerëve sa shumë djersë duhet të derdhin për këtë.