Albspirit

Media/News/Publishing

Partitë shqiptare në Mal të Zi, letër të hapur liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës

Forca- UDSH-ASH

Koalicioni i tre partive kryesore shqiptare më Mal të Zi (Forca- UDSH-ASH), i është drejtuar me një letër publike udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe Shqipërisë, me anë të të cilës kanë kërkuar që t’u bëjnë thirrje aktorëve politikë shqiptar në Mal të Zi, që në zgjedhjet e ardhshme, të garojnë me një platformë të vetme politike.

Në letrën drejtuar liderëve dhe opinionit shqiptar, koalicioni partive shqiptare në Mal të Zi ka kërkuar ndër te tjerash që të lihen mënjanë ndasitë fetare dhe krahinore, dhe të garohet në zgjedhje me një listë të vetme e cila do të ketë qëllim interesin kombëtar.

Ju sjellim të plotë letrën e hapur të Forca UDSH-ASH:

Bashkëngjitur këtij emaili, po Ju përcjellim Letrën e Hapur të Koalicionit të tre Partive kryesore shqipëtare të Malit të Zi (Forca – UDSH – ASH), drejtuar opinionit publik mbarëshqiptar si dhe liderëve shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si më poshtë, vijon:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani

Presidentit të Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaçi

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Z. Kadri Veseli

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa

Nëpërmjet kësaj Letre te Hapur i kërkohet liderëve të Shqipërisë e Kosovës dhe mbarë opinionit shqiptarë të ndihmojnë përmes ndikimit të tyre duke ju bërë thirrje gjithë aktorëve politik shqiptar në Malin e Zi si dhe tek diaspora jonë,  që të lënë mënjanë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të  gjithë të bashkuar me një platformë të vetme politike, në një listë të vetme zgjedhore, në një interes të vetëm kombëtar.

Please follow and like us: