Avokati Kieran Both: Ruhuni nga mashtrimet
Rubrika “Çështje të Emigracionit” –Mund t’i shkruani avokatit në adresën Kieran Both: kieranboth@verizon.net
Ka pasur shumë raste emigrantësh që janë mashtruar nga të ashtuquajturit “konsulentë” . Këta janë njerëz që nuk janë të autorizuar të veprojnë si avokatë të emigracionit ose të japin këshilla ligjore në këtë fushë, si “konsulentë”.
Shpesh ata u marrin emigrantëve shuma të hollash duke bërë premtime për t’u siguruar autorizim pune apo status ligjor dhe pastaj zhduken.
Ju lutem mos i besoni askujt që nuk është një avokat me licensë apo i autorizuar për shërbime të emigracionit.
Avokatët duhet të jenë të licensuar, ndërsa ata që ofrojnë shërbime të Emigracionit duhet të jenë të akredituar nga Bordi i Apelit i Emigracionit (BIA). Një përfaqësues, i akredituar, duhet të punojë për një organizatë jofitimprurëse, fetare, bamirëse, shërbime shoqërore,etj. në SHBA. Përfaqësues i akredituar duhet të ketë vetëm një tarifë fare minimale për shërbimet ligjore. Ju keni të drejtë t’i kërkoni dëshmi të kredencialeve të tij / saj.
Vetëm avokati ose përfaqsuesi i akredituar i BIA, mund t’u përfaqsojë para Shërbimit të Emigracionit (USCIS). Vetën ai person, ose organizatë, është i/e lejuar t’u japë këshilla ligjore se cilat dokumenta duhet të paraqitni, t’u spjegojë opcionet që mund të keni dhe të komunikojë me Emigracionin në emrin tuaj. Përfaqsuesi juaj ligjor duhet të plotësojë formularin Form G-28, (Notice of Entry of Appearance as Attorney or Accredited Representative). USCIS do t’i nisë informacion lidhur me çeshtjen tuaj vetëm përfaqësuesit tuaj ligjor.
Avokatët
Avokatët kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e tyre në çdo shtet, posedim, territor, ose në Washinton D.C.
Çdo shtet ka një avokat me licencë dhe klienti ka të drejtë të kontrollojë për të parë nëse avokati ka kredenciale të mira. Zakonisht avokatët mbajnë në zyrat e tyre dëshmi të mbarimit të shkollës dhe ushtrimit të profesionit të ekspozuara , dhe klientët janë të lejuar të kërkojnë për të parë ato. Për sa kohë që ata kanë të drejtë për të ushtruar ligjin në çdo juridiksion, avokatët mund t’ju përfaqësojnë edhe para USCIS.
Nëse këshilltari nuk është avokat, ju keni të drejtë t’i kërkoni dëshminë, provën që ai është person i miratuar si përfaqësues i akredituar. Miratimi për përfaqësuesit e akredituar jepet për tre vjet. Ju duhet të siguroheni që statusi i tij për sherbime të Emigracionit, është ende i vlefshëm, pra ai është i ligjshëm për t’ju përfaqsuar. Përfaqësuesi i akredituar nuk duhet të ketë ndonjë problem t’ua paraqesë këtë informacion.
Çdo klient mund të shikojë listën e avokatëve dhe përfaqësuesve të akredituar, që mirëmbahet nga BIA. Ata të cilët kanë një “No” në kolonën e fundit nga e djathta, nuk gëzojnë të drejtën t’u përfaqsojnë e t’u japin këshilla ligjore.
https://www.justice.gov/eoir/list-of-currently-disciplined-practitioners
Ju gjithashtu mund të vizitoni website të BIA për të parë listën e përfaqësuesve të akredituar dhe organizatave të njohura https://www.justice.gov/eoir/recognition-accreditation-roster-reports
Ai që nuk është i autorizuar për shërbime të emigracionit, është i lejuar vetëm për t’u lexuar formularin, përkthyer, qoftë me gojë apo me shkrim informacionin nga gjuha juaj amtare në anglisht , ose nga anglishtja në gjuhën tuaj amtare. Çdokush është i lejuar për t’ju dhënë këtë lloj të ndihme të kufizuar, kundrejt së cilës ju mund të bëni një pagesë të vogël. Ky person nuk duhet të pretendojë se ka njohuri të veçanta të ligjit të emigracionit dhe të procedurave.
Nëse ju nuk jeni të sigurt se për çfarë përfitimi(benefiti) të emigracionit duhettë aplikoni, ose çfarë formulari duhet,
duhet të kërkoni këshilla ligjore nga personi i autorizuar i shërbimit të emigracionit. Vetëm ai mund t’ ju ndihmojë për njohuritë bazë , apo përkthimin e formularëve.
Ju mund të sillni një të afërm, fqinj, apo mik personal për t’ju ndihmuar për intervistën në zyrën e USCIS. Ky person njihet me termin “individ me reputacion.” Individi me reputacion nuk është e nevojshme të mbushë formularin G-28,me qëllim për t’u ndihmuar. Në vend të saj ai duhet t’i paraqesë një deklaratë zyrtarit të USCIS / DHS, ku thuhet se ishit Ju personalisht, që kërkuat ndihmën e tij dhe se ai nuk u ka kërkuar ta paguani për ndihmën që u jep . Individi ka një marrëdhënie para-ekzistuese me ju (dmth është i afërm, fqinj, apo mik personal, etj). Ndërsa një person i thjeshtë i cili vjen me ju vetëm për t’u ndihmuar me përkthimin e gjuhës, nuk ka nevojë për të paraqitur një deklaratë.
Mashtrimet
USCIS ka identifikuar kohët e fundit mashtrime që u bëhen emigrantëve nëpërmjet thirjeve telefonike. Nëse dikush pretendon të jetë një zyrtar i qeverisë apo i zbatimit të ligjit, duke u bërë kërcënime të tilla, si për t’ju dëbuar nga Amerika, kini kujdes! Mbylleni telefonin dhe raportojeni.
Ja si mund të ndodh kjo: Me rënien e ziles, mund t’u shfaqet një numër në ekranin e telefonit ose të televizorit,që duket si numër i ligjshëm. Kur ju ngrini receptorin, personi në anën tjetër të linjës pozon sikur punon për Emigracionin e ju thotë se ka diçka në aplikimin tuaj që nuk është në regull, ose juve duhet të dorëzoni dokumenta shtesë, pasi është e nevojshme për të vazhduar procesin. Këta mashtrues mund t’u kërkojnë të dhënat personale të ndjeshme, dhe pastaj pagesën “për të rregulluar problemet”. Madje edhe u orientojnë se si ta bëni pagesën, nëpërmjet money order, etj.Gjithashtu, ata do t’u kërcënojnë me deportim, nëse ju nuk paguani shumën që u kërkojnë. Kini parasysh që Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane kurrënuk u kërkon të bëni pagesa nëpërmjet telefonit, ose e-mail. Ndaj mos bëni asnjeherë pagesa nëpërmjet telefonit, të detyruar nga kërkesa që u bëhet.
Mos jepni kurrë informacion personal nëpërmjet telefonit.
Nëse u vjen ndonje e-mail i dyshimtë ia bëni FW adresës së Shërbimit të Emigracionituscis.webmaster@uscis.dhs.gov
Qëllimi ynë ёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe veçanërisht emigrantёt e rinj . Ne duam qё ata tё jenё nё gjendje tё kёrkojnё ndihmё profesionale ligjore nё mёnyrё tё pavarur.
Ju falenderojmё pёr koperimin dhe vazhdoni tё na i dёrgoni pyetjet tuaja nё adresёn tonё via e-mail kieranboth@verizon.net