Bota e jashtme, riprodhim i asaj të brendshme
Qëllimi i të gjithë mësuesve të mëdhenj që në fillimet e hershme ishte të na informonin për faktin që jemi ne që e krijojmë realitetin tonë personal. Ato i dhanë shumë rëndësi faktit që jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodh në jetën tonë. Kjo përfshin të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Nëse besojmë se diçka ose dikush jashtë vetes sonë është shkaku i problemeve, ne gjithmonë do të shikojmë jashtë vetes sonë për zgjidhjen e problemit. Në mënyrë që të gjejmë përgjigjen e vërtetë për problemet tona, duhet të fillojmë të shikojmë tek vetja jonë në një mënyrë të re, e cila do të na bëjë t’i shohim njerëzit dhe ngjarjet në një mënyrë të re. Bota e jashtme është në shumë mënyra një riprodhim i botës sonë të brendshme. Ti duhet ta kuptosh këtë. Asnjë lloj vendimi, vullneti, frymëzimi ose motivimi nuk do ta zgjidhë problemin tonë, nëse shikojmë jashtë vetes tonë për përgjigjen!