Albspirit

Media/News/Publishing

Fuqia e vullnetit

Image result for thinking positive

Zotërimi i fuqisë së vullnetit dhe vetëdisiplinës ose mungesa e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e çdokujt. Psh dëshiron të shkosh për një shëtitje duke ditur se sa e mirë është për shëndetin dhe sa mrekullueshëm ndjehesh pas kësaj, por ndjehesh shumë dembel dhe preferon më mirë të shohësh televizor. Ti duhet të jesh i vetëdijshëm për faktin se duhet të ndryshosh zakonet e tua të të ngrënit ose të ndalosh së piri duhan, por nuk e ke fuqinë e brendshme dhe këmbënguljen për t’i ndryshuar këto zakone. A tingëllon kjo si familjare? Sa herë ke thënë “do të doja të kisha forcën e vullnetit dhe vetëdisiplinë”? Sa herë ke filluar të bësh diçka dhe e ke lënë pas një kohe të shkurtër? Të gjithë kemi patur eksperienca si këto. Çdonjeri ka disa vese prej të cilave do të donin të shpëtonin, si duhanpirja, ngrënia e tepërt, dembelizmi, zvarritja ose  mungesa e sigurisë. Për t’i mposhtur këto vese, duhet një shkallë e caktuar vullneti dhe vetëdisiplinë. Zotërimi i tyre bën një diferencë të madhe në jetën e çdokujt, duke sjellë përpara fuqinë e brendshme, vetëzotërimin dhe vendosmërinë.

Përkufizimi i fuqisë së vullnetit dhe vetëdisiplinës

Fuqia e vullnetit është aftësia për të mposhtur dembelizmin dhe zvarritjen, aftësia për të kontrolluar ose refuzuar impulset e panevojshme ose dëmtuese. Është aftësia për të arritur në një vendim dhe ta ndjekësh atë me këmbëngulje deri në përmbushjen e suksesshme të tij. Është fuqia e brendshme ajo që e kapërcen dëshirën për t’u plotësuar me vese të panevojshme dhe të padobishme dhe fuqia e brendshme e cila tejkalon rezistencën e brendshme emocionale dhe mendore në mënyrë për të vepruar. Është një gur themeli për sukses material dhe shpirtëror. Vetëdisiplina është shoqëruese e fuqisë së vullnetit; ajo e pajis dikë me qëndrueshmëri për të këmbëngulur në çfarëdo që ai ose ajo bën. Ajo të jep aftësinë për të përballuar vuajtjet dhe vështirësitë, qofshin këto fizike, emocionale ose mendore. Të dhuron aftësinë për të refuzuar kënaqësinë e menjëhershme, në mënyrë që të arrish diçka më të mirë, por e cila kërkon përpjekje dhe kohë. Çdo njeri ka impulse të brendshme jo të vetëdijshme ose pjesërisht të vetëdijshme, duke i bërë ato të thonë ose të bëjnë diçka për të cilën më vonë pendohen. Në shumë raste njerëzit nuk mendojnë përpara se të flasin ose të veprojnë. Duke zhvilluar këto dy fuqi, bëhesh i vetëdijshëm për impulset e brendshme të vetëdijshme a të pavetëdijshme dhe fiton aftësinë për t’i refuzuar ato kur ato nuk janë në të mirë të tij. Këto dy fuqi na ndihmojnë të zgjedhim sjelljen dhe reagimet tona, në vend që të drejtohesh prej tyre. Zotërimi i tyre nuk do ta bëjë jetën e mërzitshme ose pa gjallëri, por do të ndjehesh më i fuqishëm, i lumtur dhe i kënaqur. Sa herë je ndjerë shumë  i dobët, dembel dhe i turpshëm për të bërë diçka që dëshiron të bësh? Ti mund të arrish fuqinë e brendshme, inicitivën dhe aftësinë për të marrë vendime dhe t’i ndjekësh ato. Më beso mua, nuk është e vështirë t’i zhvillosh këto dy fuqi. Nëse je serioz dhe dëshiron të bëhesh më i fortë, me siguri do të arrish sukses. Më poshtë do të gjeni disa ushtrime dhe teknika për të zhvilluar këto aftësi. Këto ushtrime të thjeshta, por efektive, mund të bëhen kudo dhe në çdo kohë. Vazhdo ngadalë dhe gradualisht dhe do të shohësh se si bëhesh me i fortë dhe si jeta jote fillon të përmirësohet. Ndodh një keqkuptim në mendjen e publikut përsa i përket fuqisë së vullnetit. Mendohet gabimisht se ajo është diçka e çuditshme dhe e vështirë dhe kjo shfaqet dhe tensionon trupin dhe mendjen kur e shpreh atë. Ky është një koncept tërësisht i gabuar. Kjo është një nga arsyet pse njerëzit e shmangin përdorimin e tij, edhe pse janë të vetëdijshëm për përfitimet. Ata pranojnë faktin se përdorimi i fuqisë së vullnetit në jetën dhe punët e tyre do t’i ndihmonte shumë dhe kanë nevojë ta forcojnë atë, por ende nuk bëjnë asnjë gjë për këtë. Fuqia e vullnetit bëhet më e fortë duke u kthyer mbrapa dhe duke mos lejuar shprehjen e mendimeve, ndjenjave dhe reagimeve të parëndësishme, të panevojshme, të pashëndetshme. Nëse kjo energji nuk lejohet të shprehet, ajo depozitohet brenda jush dhe bëhet e vlefshme në momentin që ke nevojë. Duke praktikuar ushtrime të përshtatshme, ti zhvillon fuqitë e tua në të njëjtën mënyrë, si një person i cili trajnon muskujt e tij në mënyrë që t’i fuqizojë ato.

Please follow and like us: