Albspirit

Media/News/Publishing

Jepi vetes atë çfarë dëshiron

Image result for thinking positive

 

Funksioni kryesor i nën-ndërgjegjes është të ndjekë udhëzimet e ndërgjegjes. Ajo e bën këtë  duke ‘treguar’ që çfarëdo që beson ndërgjegja është e vërtetë. Me fjalë të tjera, puna e nën-ndërgjegjes është të tregojë që ndërgjegjia ka gjithmonë “të drejtë”. Kështu, në qoftë se beson në mënyrë të vetëdijshme se nuk mund të jesh, të bësh ose kesh diçka, nën-ndërgjegjia do të krijojë rrethanat dhe do të gjejë njerëzit për të treguar që ata kanë të drejtë. Nën-ndërgjegjia funksionon si piloti automatik i një avioni. Nëse autopiloti shkon në Lindje, ti manualisht mund të marrësh kontrollin dhe të shkosh në Veri. Por nëse e lë të shkojë, piloti automatik që ishte programuar të shkonte në Lindje do të kontrollojë avionin dhe do të fluturosh drejt Lindjes. Nën-ndërgjegjia jote nuk e ndryshon realitetin e botës rreth teje. Ajo thjesht filtron informacionin që ti i paraqet asaj në mënyrë që të mbështesë besimet e tua ose imazhin që mban në mendje. Psh nëse beson se biznesi është i keq ose se nuk ekzistojnë mundësi të reja për biznesin tënd, nën-ndërgjegjia jote do t’i injorojë mundësitë e reja për të përmirësuar atë. Psh ajo vetëm do të nxjerrë në pah problemet të cilat mbështesin besimin tënd se gjërat janë keq ose që nuk ka mundësi të reja. Nën-ndërgjegjia jote nuk mund të mendojë për veten e saj. Ajo do të tërheqë tek ti vetëm ato gjëra që janë në përputhje me besimet e tua më të thella, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Nëse nuk e njeh këtë si të vërtetë dhe nuk e kupton që ti e krijon realitetin tënd nga idetë e tua, do të ndjehesh i pafuqishëm për të ndryshuar jetën tënde për mirë. Psh ti do të ndjesh se je viktimë e njerëzve, rrethanave dhe kushteve. Nëse e pranon veten si të pafuqishëm do të kërkosh dikë ose diçka për të përmbushur dëshirat e tua. Kur arrin të kuptosh që çdo gjë që dëshiron mund të krijohet nga mendja jote, nëpërmjet përdorimit të mendimit të drejtë, i cili është thjesht një mendim i pastër dhe i qartë, arrin të kuptosh se vetëm ti mund t’ia japësh vetes tënde atë çfarë dëshiron!

Please follow and like us: