Jeta është lojë
Ti e sheh: jeta është një lojë. Disa njerëz luajnë lojën e luftës, disa të sëmundjes, disa të varfërisë, disa të të qenit mirë gjatë gjithë kohës dhe disa lojën e të qënit vonë. Por ka njërëz të tjerë që luajnë lojën e lumturisë, bollëkut dhe shëndetit të mirë. Kjo ndihmon të kuptohet që çdo individ luan një lojë që ai vetë ndërton dhe asnjera nuk është domosdoshmërisht më e mirë se një tjetër. Nëse loja nuk na sjell disa fitime, duhet të ndalojmë së luajturi. Shiko jetën tënde personale. Përpiqu të shohësh kënaqësinë sekrete që ti nxjerr duke mos qënë plotësisht përgjegjës për jetën tënde. Çfarëlloj kënaqësie sekrete mund të ekzistojë në të ndjerit i viktimizuar? Si mund dikush të shijojë të ndjerit i dobët, i varfër apo i papërshtatshëm? Përgjigjia është tek fitimi ose tek çmimi i vlerave. Psh, nëqoftëse luan lojën e dobët, të tjerët duhet të të duan ty, të kujdesen dhe të të mbrojnë. Kjo është mënyra themelore për të tërhequr vëmendjen. Nëqoftëse luan lojën e të qënit i pavendosur gjatë gjithë kohës dhe të lejosh njerëzit e tjerë të vendosin për ty, pastaj ti je i mbrojtur duke u justifikuar nëse bën një gabim. Me fjalë të tjera, nëse i mban të dyja duart të lidhura mbrapa teje, pastaj mund të presësh që dikush të kujdeset për ty. Duke luajtur lojën e rutinës së paaftësisë, në të vërtetë i kontrollon të tjerët. Fuqia e njerëzve të ‘pafuqishëm’ është e mrekullueshme. Ata janë të mirë për t’i bërë njerëzit të luajnë lojën që kanë shkruar për to. Shiko vlerat që dalin nga fitimet e tua! Një shembull është të qënit i sëmurë. Shiko vlerat që humbet duke qenë i sëmurë! Ti mund të thuash “kjo është intensive dhe mizore”. Ti nuk e di që unë kam menduar që nuk është mizore, është më mizore ta refuzosh atë. Çfarë po thua në të vërtetë është që sëmundja jote ka më shumë fuqi se ti për të vendosur fatin tënd. Pyetja është kush po ia jep sëmundjes një fuqie të tillë? Nëse po përjeton një sëmundje, thjesht hidh një sy tek ajo. Mos kalo asnjë dyshim tek vetja jote. Vetëm lëre atë të të tregojë ty diçka. Ki parasysh që nuk ka rëndësi çfarë po ndodh në trupin tënd, çdo gjë fillon tek mendja jote. Sëmundja është reagimi i trupit kundrejt mendjes tënde. Për aq kohë sa sa trupi është një mekanizëm reagues i mendjes, ai gjithmonë do të të tregojë çfarë po ndodh në nën-ndërgjegjen tënde dhe në nivelet e tua emocionale. Lere trupin tënd të jetë mësuesi yt! Është interesant fakti se në shoqërinë tonë është normale të shpenzosh 50 mijë dollarë për një infarkt në zemër, por çfarë mund të thonë njerëzit nëse e shpenzon këtë sasi të madhe parash thjesht për t’u argëtuar? Ato do të mendonin se je i çmendur dhe ka mundësi të të marrin inat. Duket se i kemi prioritetet të përziera. Ndoshta nëse i shpenzojme këto para për t’u argëtuar, nuk do të kishte kaq shumë infarkte! Mendo rreth kësaj. Të kënaqesh është jo normale, por të kesh dhimbje është normale!