Kur besimet bëhen kufizime
Të gjithë eksperiencat tona na kanë çuar të besojmë disa gjëra për veten tonë. Qofshin këto besime të vërteta ose jo të vërteta nuk ka vlerë sepse nëse i pranojmë si të tilla, ato pastaj bëhen të vërteta për ne. Nëse ne e flasim fjalën tonë me zë të mjaftueshëm, ajo bëhet ligj në Univers. Shqiptoji kufizimet e tua fuqishëm e mjaftueshëm dhe ato do të jenë të tuat, qofshin të vërteta apo totalisht të çmendura besimet e tua, nëse i pranon ato, pastaj kështu do të jetë edhe jeta jote! Nëse kemi pranuar idenë e mungesës dhe kufizimit, kjo është një ide koha e të cilës ka ardhur për ne. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për të, përveçse të ndryshojmë mendjen tonë. Nëse mbjell një farë ajo do të rritet. Nëse mbjell një domate, ti do të kesh një domate. Domatja nuk do të ndryshojë mendjen dhe të bëhet një kastravec sepse ajo mendon që një kastravec është më mirë për ty. Toka do të japë ty domate për aq kohë sa vazhdon t’i mbjellësh ato, edhe nëse je alergjik nga domatet. Shiko tek besimet që formojnë themelet e jetës tënde! Ne jemi plot me besime të cilat i kemi mbledhur gjatë viteve: sjelljet, idetë, opinionet dhe kushtëzimet. Ne jemi kaq plot me atë që njohim që kur sfidohen, ne groposim tekat tona dhe shpesh mendojmë “Mos më trego diçka të re”. Unë i kam besimet e mia së bashku dhe si guxon ti të përpiqesh t’i ndryshosh ato!? Kjo është ajo në të cilën unë kam bazuar gjithë jetën time. Ti nuk mund të më tregosh mua që e kam gabim. Unë nuk dëshiroj ta dëgjoj këtë. Kështu që jetojmë me një set besimesh të quajtura fe, një set besimesh të quajtura politikë, një set besimesh të quajtura besime për veten tonë, një set besimesh rreth llojit të njerëzve që pëlqejmë ose jo dhe një set besimesh rreth çdo gjëje tjetër. Shumë nga gjërat që ne besojmë, mbledhur nga eksperiencat e kaluara, grupet e njerëzve ose individë, nuk janë të vërteta, por janë gjërat që kemi imagjinuar të jenë të vërteta brenda në nevojën për të mbijetuar. Për shkak se vullneti për të mbijetuar dhe dëshira për siguri janë të forta, ne krijojmë rregulla rreth natyrës së jetës dhe këto shndërrohen në besime. Fatkeqësisht këto besime mund gjithashtu të bëhen kufizime.