Albspirit

Media/News/Publishing

Mendimi pozitiv, negativ dhe i drejtë

Foto ilustruese

Pikënisja e bërjes së ndryshimeve të përhershme ose ndryshime që zgjasin në jetë fillon nga kuptimi i diferencës ndërmjet mendimit ‘pozitiv’, ‘negativ’ dhe ‘të drejtë’. Mendo për personin i cili ulet të luajë piano. Ndërkohë që luan, nuk ka harmoni, ekuilibër dhe vijë melodike të vërtetë sepse luan gjithë notat e gabuara. Pianisti përfundimisht mërzitet me dis-harmoninë, mungesën e kënaqësisë dhe mungesën e shijimit të muzikës së tij dhe vendos të shkojë tek një mësues. Mësuesi thotë “ti e ke aftësinë për të luajtur, por ke nevojë ta kuptosh muzikën”. Secili nga ne e ka aftësinë për ‘të luajtur lojën e jetës’ me ekuilibër, harmoni dhe gëzim, por ne duhet të dimë rregullat dhe parimet. Jeta funksionon sipas parimit dhe ligjit fizik. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të fluturoje më avion, sepse nuk do të kishte gravitet, nuk do të kishtë gjëra të tilla si elektriciteti dhe 1+1 nuk do të ishin të barabarta me 2. Ligjet e Universit janë tërësisht të besueshme. Ligji universal nuk është vetëm i besueshëm, por gjithashtu i pandryshueshëm. Ti mund të mbështetesh tek ai dhe do të funksionojë në çdo kohë. Në thelb Universi nuk do të të lërë kurrë poshtë. Atij nuk i intereson se sa i moshuar, i ri, i shkurtër, i shëndoshë, i dobët je, nuk i intereson feja, kombësia jote apo nëse je një femër apo një mashkull. Fuqia, forca ose energjia janë neutralë dhe ne e drejtojmë atë nëpërmjet ideve dhe besimeve tona.

Please follow and like us: