Albspirit

Media/News/Publishing

Një grua yazidi emërohet ambasadore e vullnetit të mirë


Nadia Murad Basee

Kombet e Bashkuara kanë emëruar ambasadore të vullnetit të mirë, një grua yazidi, e cila ishte përdhunuar, torturuar dhe shitur si skllave seksi nga militantët e Shtetit Islamik në Irak.Gjatë ceremonisë në selinë e OKB-së, Nadia Murad Basee Taha, 23 vjeçare, ka pranuar këtë post nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon, duke u bërë kështu, viktima e parë e trafikimit, që mbanë postin e ambasadores së vullnetit të mirë për dinjitetin e të mijeturave të trafikimit me qenie njerëzore.

Murad ka thënë se IS-i ka kryer gjenocid nga grupit minoritar Yazidi, duke vrarë nënën dhe vëllaiin e saj dhe duke e shndërruar atë dhe mijë gra dhe vajza yazidi në skllave seksi. Shumica prej tyre, ka thënë ajo, kanë vdekur ose akoma mbahen nga IS-i.

Ajo kishte arritur, që pas tre muaj e mvajtur peng, të largohet nga IS-i dhe të shkojë në Gjermani.

“Ndoshta kam shpëtuar në mënyrë që të mund të përdorë zemrën dhe shpirtin tim dhe fjalët e mia, që të bëhem zëri i tyre”, tha ajo.

“Nadia përmes jetës së saj tregon se sa e rëndësishme është të luftohet trafikimi me qenie njerëzore”, ka thënë sekretari Ban.

“Ata duhet të kenë drejtësi. Kur ne ju japim fuqi, ju ndihmojmë të transformojnë botën e tyre”, ka thënë ai.

Please follow and like us: