Pse dëshiron ta ndryshosh jetën tënde?
Ështe e lehtë të thuash se të tjerët duhen fajësuar, por ky lloj mendimi na vendos më tepër në varfëri të plotë sepse kështu i vendos kufizime lirisë tënde. Edhe një herë, forcimi i mendimeve tona përfshin ndarjen e asaj që kemi dhe çfarë bëjmë nga ajo se kush jemi përbrenda duke ndarë “personin që bën punën” nga “puna”. Sekreti është të jetojmë në këtë botë, por të mos e lejojmë botën të jetojë tek ne. Ne e dëshirojmë varkën tonë në ujë, por nuk e duam ujin brenda saj. Kur uji është në varkën tonë, fillojmë të fundosemi dhe duhet ta heqim ujin me kova si të çmendur që të qëndrojmë mbi ujë. Problemi është se ne shpesh e gjejmë veten tonë duke u mbytur në ujërat e efekteve fizike që kemi krijuar në jetën tonë. Kur jemi duke u fundosur, nuk dimë ndonjë mënyrë tjetër për të reaguar përveçse të luftojmë dhe të përpiqemi të ndryshojmë rrethanat tona. Përpara se të shkoni më tutje, shtrohet një pyetje: Pse dëshironi ta ndryshoni botën tuaj? Sa herë që tentojmë të ndryshojmë çfarëdo që ndodhet rreth nesh, qoftë ky biznesi ynë, karriera jonë, qeveria, pjestarë të familjes sonë, miqtë tanë, ne veprojmë nën iluzionin që këto njerëz dhe ngjarje po bëjnë diçka tek ne. Faktikisht, ajo që duhet të bëjmë është të ndryshojmë eksperiencat tona. Njerëzit dhe ngjarjet nuk na bëjnë kurrë ne diçka. Ato thjesht na nxjerrin në pah ndjenja që janë brenda nesh. Nëse shkojmë mbrapsh tek ligji bazë i jetës, ne kuptojmë që asgjë që ndodh në botë, nuk depërton në ndërgjegjien tonë nëse nuk e lejojmë këtë. Është thënë në shumë mënyra që varet nga ju si besoni dhe disa herë këto besime janë shumë të thella. Çfarëdo që do të ndodhë në zemrën tuaj është themelor bashkimi me eksperiencat tuaja të jashtme, edhe pse ju nuk do të jeni në mënyrë të ndërgjegjshme të informuar për të. Ky parim është i vështirë për t’u pranuar sepse ka padyshim gjëra në jetën tënde që në mënyrë të vetëdijshme nuk i dëshiron. Sidoqoftë e vërteta për këtë çështje është që po shijon një nevojë të brendshme të thellë. Imagjino një person të palumtur që rri ulur në shtëpi dhe thotë: dëshiroj të ndryshoj jetën time! Ky person ridekoron shtëpinë e tij. Pastaj ai e gjen veten e tij thjesht aq të palumtur sa më parë. Kështu që ridekoron disa herë dhe ende nuk ndjen ndryshime në veten e tij. A njeh njerëz që besojnë se mund të ndryshojnë nivelet e tyre të lumturisë duke ndryshuar pamjen e tyre të jashtme? Ku kanë bërë gabim? Ku mund ta korrigjojnë veten? Nëse do të jeni tërësisht të ndershëm me veten tuaj dhe ta shihni me sy të mirë atë çfarë po ndodh në jetën tuaj, ju do të zbuloni çfarë po ndodh në të vërtetë. Prandaj qëndron edhe arsyeja se nëse përpiqemi dhe jemi të suksesshëm në ndryshimin e efekteve të jashtme por nuk ndryshojmë shkaktarin e brendshëm, thjesht do të krijojmë përsëri të njëjtat eksperienca.Nëse nuk di çfarë të bësh tjetër, ky proçes vetvlerësimi është një rrugë shumë e mirë për të gjetur veten. Ai do t’iu ndihmojë të kuptoni që procesi i mendimit mekanik nuk mund të jetë më lart se nivelet e tij të kufizuara. Nëse nuk je i sigurtë se çfarë do të bësh, nëse ke ankth, atëhere mos u përpiq të kërkosh çlirim nga ankthi. Thjesht qëndro aty ku je dhe lëre atë të të tregojë diçka të pazakontë dhe pastaj do të kalojë. Kështu që e vërteta rreth jush është që ju nuk jeni ajo çfarë keni dhe nuk jeni ajo çfarë bëni. Ju jeni shpirtërisht i tërë, i plotë, perfekt dhe suksesi e lumturia juaj në jetë do të jenë në përpjestim të drejtë me aftësitë tuaja për të pranuar këtë të vërtetë rreth vetes suaj!