SHBA i jep 1.2 milionë dollarë familjes së një viktime të vrarë me dron
Qeveria e SHBA-së ka paguar 1.2 milionë dollarë një familjeje italiane, pasi një punëtor humanitar ishte vrarë nga sulmet e SHBA-së me dron në Pakistan.
Besohet se kjo është pagesa e parë e këtij lloji që Uashingtoni ka bërë për një familje të një viktime me dronë jashtë zonës zyrtare të luftës.
Giovanni Lo Porto, 37-vjeçar, u vra ndwrsa ishte duke u mbajtur peng nga Al-Qaeda në janar të vitit 2015. Punëtori humanitar amerikan, Warren Weinstein, 73 vjeçar gjithashtu është vrarë nga sulmet me dron.
Qeveria e SHBA-së ka ofruar dëmshpërblim për familjet e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore në Afganistan dhe Irak, por rasti i Lo Porto është ndryshe, pasi ai është vrarë në Pakistan dhe Uashingtoni nuk kishte dërguar falje zyrtare më herët.
Pagesa e dëmshpërblimit është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, por akoma nuk është e qartë nëse edhe familja e amerikanit Weinstein do të dëmshpërblehet.