Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Zgjedhjet për Dumën ruse në Krime janë ilegale


John Kirby

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin legjitimitetin dhe nuk do të njohin rezultatet, e zgjedhjeve për Dumën ruse, që janë caktuar të mbahen më 18 shtator në Krime.

“Pozicioni yn për Krimenë është i qartë: gadishulli është pjesë integrale e Ukrainës. Sanksionet që lidhen me Krimenë kundër Rusisë janë në fuqi derisa Rusia t’ia jap kontrollin e Krimesë Ukrainës”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me situatën humanitare në Krime, përfshirë edhe statusin e komunitetit etnik tatar, pas raportimeve se ka njerëz të zhdukur dhe për abuzime me të drejtat e njeriut”, tha thënë ai.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka akuzuar Rusinë se e ka shdërruar Krimenë “në një kamp përqendrimi”.

Please follow and like us: