Albspirit

Media/News/Publishing

Të fitosh mbi ankthin

Image result for thinking positive

Ankthi në forma dhe shkallë të ndryshme duket se është një problem gjërësisht i përhapur, i cili prek njerëzit e të gjitha moshave dhe  në çdo shtet. Nëse je i prirur të kesh ankth, ke dy mundësi:

– Dorëzohu dhe jeto me të!

– Mëso ta mposhtësh atë!

Duke u dorëzuar do të fillosh të vuash dhe të ndjehesh i palumtur, i stresuar dhe ankthioz. Është më mirë të mësosh ta mposhtësh ankthin ose të paktën ta dobësosh kontrollin e tij mbi ty. Ankthi harxhon kohën dhe energjinë tënde dhe të dobëson ty fizikisht dhe mendërisht. Ti nuk ndihmon askënd dhe nuk zgjidh asnjë problem duke qenë ankthioz. Planeti ynë do vazhdojë të rrotullohet, edhe nëse ndalon së qeni i shqetësuar dhe ankthioz. Gjithmonë duhet të dish se ke një zgjedhje: t’i dorëzohesh ankthit ose të përpiqesh ta mposhtësh atë, të paktën pjesërisht. Atëhere çfarë duhet bërë? Ja dymbëdhjetë këshillat:

– Mungesa e kontrollit mbi mendimet e tua, rritin ankthin tënd. Ndërkohë që mendimet negative forcohen, ankthi yt forcohet gjithashtu. Ti duhet të mësosh të kontrollosh mendimet e tua!

– Ndjenjat dhe emocionet nxitin dhe forcojnë ankthin. Duhet të zhvillosh vetëdisiplinën dhe të mësosh të kesh kontroll mbi ndjenjat e tua. Ti gjithashtu duhet të zhvillosh disa shkallë të veçimit emocional!

– Kur shkon në shtrat natën dhe gjëja e parë që duhet të bësh kur ngrihesh në mëngjes: mendo për gjërat e mira që po të ndodhin ty! Gjithmonë ndodhin disa gjëra të mira.

– Filloje ditën me disa minuta pohimesh pozitive; tregoji vetes si do të doje të ishte dita jote; përdor fjalë pozitive dhe motivuese!

– Qëndro i zënë dhe bëj diçka, sepse veprimtaria e mban mendjen tënde jashtë ankthit. Kur zgjohesh në mëngjes, fillo të bësh diçka menjëherë dhe rri i zënë gjithë ditën. Pastrimi i shtëpisë, larja e enëve ose punimi  në kopsht, leximi, studimi, meditimi ose ushtrimi i trupit tënd mund të ndihmojnë të mbash mendjen larg ankthit. Qëndrimi kot dhe mendimi i problemeve dhe shqetësimeve nuk do t’i bëjë ato të largohen.

– Vendos një qëllim dhe puno çdo ditë për ta arritur atë. Ky veprim do t’i drejtojë mëndimet e tua dhe ndjenjat larg nga shqetësimet dhe ankthet, në drejtim të diçkaje më pozitive dhe dobiprurëse.

– Foli për ankthin tënd dikujt që i beson. Duke folur për ankthin dhe ndjenjat mund t’i lehtësosh ato dhe t’i vendosësh në dimensione të drejta. Kjo të bën të flasësh me objektivitet dhe me një dëshirë të vërtetë për t’u shmangur nga ankthi ose të paktën redukton intensitetin e tij.

– Ushtrimi i trupit tënd dhe të qëndruarit i shëndetshëm, është një mënyrë e mirë për t’i mbajtur frikërat dhe ankthet larg. Ti mund të ecësh, notosh, të bësh joga, aerobi ose ndonjë lloj tjetër sporti!

– Gjej arsye për të qeshur. Kjo do të sjellë dritë dhe lumturi në jetën tënde dhe do ta largojë ankthin. Shiko komedi në televizor, rri me shokë të lumtur dhe argëtues ose lexo diçka që të bën ty të qeshësh!

– Përdor fjalë pozitive në bisedat e tua dhe në bisedimin tënd të brendshëm!

–  Poho dhe përfytyro situata dhe ngjarje pozitive; përfytyro një zgjidhje pozitive dhe të lumtur për problemet e tua!

– Nëse shikon lajmet dhe mbushesh me ankth, fike televizorin! Limito kohën që shikon lajmet dhe mos shiko asgjë që të mërzit, përpara se të shkosh në shtrat!

Please follow and like us: