Të ndryshosh së brendshmi
Cilësia e jetës varet në nivel të madh nga cilësia e jetës tënde të brendshme emocionale dhe mendore. Nëse je dembel, shqetësohesh shumë, ke frikë të provosh gjëra të reja dhe rri në të njëjtin vend. Nëse nuk ke frikë të ndryshosh mendimet e tua, jeta jote do të ndryshojë shpejt në përputhje me rrethanat. Mendimet e tua të zakonshme dhe përmbajtja e nën-ndërgjegjes përcaktojnë sjelljen tënde dhe mënyrën se si vepron në këtë botë. Kur ndryshon mënyrën si ndjehesh dhe mendon, së fundmi ndryshon vizionin tënd të brendshëm, veprimet dhe sjelljen. Kjo shkakton ndryshim të jetës tënde të jashtme. Le të shikojmë disa shembuj! Nëse je tipi që shqetësohet, me siguri ke frikë nga ndryshimet dhe referon të qëndrosh në të njëjtin stil jete që ti e njeh mirë. Ti sheh njerëz të tjerë që arrijnë sukses dhe edhe pse do të doje të ishe i suksesshëm gjithashtu, ti nuk bën asgjë për këtë. Në mendjen tënde ti shikon veten duke jetuar ekzaktësisht siç po jeton tani dhe e ke të vështirë të imagjinosh situata të ndryshme. Nuk do të ndodhë kurrë që të mund të përfytyrosh një realitet ndryshe. Në këtë rast mënyra jote e të menduarit të limiton ty. Ti në mënyrë konstante sheh me sytë e mendjes tënde të njëjtin realitet të përditshëm dhe për pasojë ndërgjegja dhe nën-ndërgjegjia jote qëndrojnë të programuara për të përjetuar dhe tërhequr të njëjtin një lloj realiteti. Supozo se kuptove dhe perceptove që realiteti yt i jashtëm është formuar nga bota jote e brendshme. Ky perceptim do të bëjë të dëshirosh një jetë më të mirë. Ti do të fillosh të përfytyrosh llojin e jetës që dëshiron të jetosh. Nëse vazhdon të mendosh dhe përfytyrosh një stil ndryshe dhe më të mirë jete, shpejt këto mendime do të zhyten në nën-ndërgjegjen tënde dhe do të motivojnë, frymëzojnë dhe do të japin energji për të vepruar. Mendimet e reja do të sjellin shpresa të reja dhe do të ndryshojnë mënyrën se si e shikon botën e jashtme. Ndryshimet e brendshme tek ti do të prekin gradualisht jetën tënde të jashtme. Sjellja jote dhe mënyra si vepron do të ndryshojnë. Ti do të kesh më shumë energji, ambicie dhe forcë të brendshme. Do ta tejkalosh frikën e ndryshimit, do jesh i gatshëm për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tënde, në përputhje me ndryshimet brenda teje.