Të përballosh stresin
Stresi konsumon kohën dhe energjinë tënde dhe dobëson sistemin imunitar. Ai shkakton nervozizëm, palumturi, padurim dhe inat. Ai mund të dëmtojë jetën tënde, ambiciet, marrëdhëniet dhe shëndetin. Nuk ka asnjë dyshim se do të ishte më mirë të jetoje pa të. Ka metoda të ndryshme për të reduktuar, kontrolluar dhe menaxhuar stresin. Disa teknika të menaxhimit të stresit mund t’iu përshtaten disa njerëzve dhe disa teknika të tjera mund të jenë të përshtatshme për njerëz të tjerë. Një nga metodat më të mira për menaxhimin e stresit është meditimi. Ai shfaq një efekt qetësues në trup, nerva dhe presionin e gjakut, redukton nervozizmin dhe sjell paqe të mendjes, veçim dhe gjakftohtësi. Për të përjetuar përfitimet e meditimit duhet të meditosh çdo ditë, por problemi është se jo çdokush e ka disiplinën, vullnetin dhe dëshirën për të medituar, edhe pse i di përfitimet që sjell. Nuk është gjithmonë e mundur të kontrollosh apo të eleminosh arsyet e stresit, por është e mundur të veprosh dhe të sillesh në mënyra të caktuara të cilat mund të reduktojnë stresin ose ta lehtësojnë atë. Ti nuk mund t’i kontrollosh kushtet dhe rrethanat e jetës tënde, por mund të mësosh të zgjedhësh të mos jesh brendësisht shumë i influencuar nga ato. Këshillat e mëposhtme për menaxhimin e stresit shërbejnë si ndihmë e parë kundër stresit. Kjo nuk do ta parandalojë tërësisht, por mund ta reduktojnë ose ta lehtësojnë atë. Këshilla për menaxhimin e stresit:
- Kur ndjehen se po krijohet stres brenda teje, nëse është e mundur, ndalo atë çfarë po bën dhe bëj një shëtitje të shkurtër!
- Kur je i stresuar, pi pak ujë ose lëng frutash!
- Kur je nën stres, bëj një frymëmarrje të ngadalshme dhe të thellë!
- Ha ushqimet që të pëlqejnë, sepse ato mund të qetësojnë nervozizmin dhe shqetësimin!
- Dëgjo muzikën tënde të preferuar!
- Bëj diçka që të pëlqën ta bësh!
- Shiko një film gazmor!
- Përsërit pohime që të qetësojnë, të tilla si: “mendja ime po qetësohet; unë jam i relaksuar dhe i lumtur; unë mund të has ndonjë situatë me qetësi dhe fuqi të brendshme; çdo gjë do të dalë mire; unë ndjej si trupi im, ndjenjat dhe mendja ime po qetësohen”, etj. Mendo dhe binde veten për padobinë e stresit dhe sa mirë është të jetosh pa të; ushtro lirinë tënde të brendshme dhe mos i lejo mendimet, opinionet, fjalët dhe veprimet e njerëzve të tjerë të të prekin ty; përfshihu në sporte dhe veprimtari fizike!
Ti mund ta menaxhosh stresin nëse e vendos mendjen tek kjo çështje. Kjo kërkon pak përpjekje dhe kohë nga ana jote, por shpërblimet janë të mëdha. Ndiqi këto këshilla, por gjithashtu kujto se sa me e qetë të jetë mendja jote, më pak stres do të përjetosh!