Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza braktis burrin për qenin

Vajza dhe qeniThuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë e provoi edhe një vajzë, e cila refuzoi propozimin e martesës, sepse i dashuri nuk ishte fans i qenit të saj. Karishma Walia, që me origjinë është nga Bengaluru e Indisë dhe që aktualisht punon si analiste në New Delhi, u detyrua që të kthejë mbrapsht partnerin e saj të ardhshëm, pasi ai ia bëri ta qarta ndjenjat rreth qenit të saj. Në një bisedë në Whatsapp , të cilën vajza e shpërndau në Twitter, burri e pyet atë nëse kishte marrë një vendim për propozimin e tij. Ajo i përgjigjet ‘Hej, unë mendoj se në folëm rreth kësaj. Qeni është i rëndësishëm për jetën time. Kështu që….”.

whharsupAi i kthen përgjigje:-“Hmmm…, mund të mendojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem? Nuk e dua një qen mes nesh e dashura ime; dhe nuk dua që të ndaj të njëjtin shtrat me atë… Kjo është e sigurt … Dhe mami ime në përgjithësi nuk i pëlqen qentë”. Kaq ka mjaftuar që vajza të refuzojë propozimin për martesë, duke thënë se qenin e saj nuk mund ta braktisë për askënd.

Please follow and like us: