Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëdisiplina ose historia e breshkes me lepurin

Image result for thinking positive

Vetëdisiplina shfaqet në forma të ndryshme, të tilla si këmbëngulja, vetëpërmbajtja, durimi, të mendosh përpara se të flasësh, të përfundosh atë që ke nisur të bësh dhe aftësia për të zbatuar vendimet dhe planet, pavarësisht mosbindjes, vuajtjeve ose pengesave. Vetëdisiplinë gjithashtu do të thotë vetëkontroll, aftësi për të shmangur tejkalimet e pashëndetshme të diçkaje që çon në pasoja negative. Një nga karakteristikat kryesore të vetëdisiplinës është aftësia për të hequr dorë nga kënaqësia e çastit, në favor të arritjes së disa rezultateve më të mëdha dhe të kënaqshme, edhe nëse kjo kërkon përpjekje dhe kohë. Termi vetëdisiplinë shpesh shkakton rezistencë, për shkak të nocionit të pasaktë që ajo është diçka e pakëndshme, e vështirë për t’u arritur dhe që kërkon shumë përpjekje dhe sakrificë. Aktualisht ushtrimi dhe arritja e vetëdisiplinës mund të jenë argëtuese, nuk kërkojnë përpjekje të fuqishme dhe përfitimet janë të mëdha. Vetëdisiplina e vërtetë nuk është një stil jete ndëshkues ose kufizues siç mendojnë disa njerëz dhe nuk ka të bëjë fare me të qënit mendjengushtë ose të jetuarit si fakir. Ajo është shprehje e fuqisë së brendshme dhe të qëndruarit i fuqishëm, energjik për t’u marrë më çështjet e jetës së përditshme dhe për të  arritjen e qëllimeve. Vetëdisiplina së bashku me forcën e vullnetit, mund të ndihmojnë ty për të kapërcyer përtacinë, zvarritjen dhe pavendosmërinë. Që të dyja të japin mundësinë që të veprosh dhe të këmbëngulësh, edhe nëse veprimi është i pakëndshëm dhe kërkon përpjekje. Me vetëdisiplinë mund të ushtrosh gjakëftohtësinë në atë që bën, bëhesh më i duruar, tolerant, mirëkuptues dhe i kujdesshëm. Si shtesë, ajo të ndihmon të përballosh presionin dhe ndikimin e jashtëm. Një person i vetëdisiplinuar është më i përpiktë dhe investon më shumë kohë dhe përpjekje në atë që bën. Një person i vetëdisiplinuar merr kontrollin e jetës se tij, vendos qëllime dhe ndërmerr hapa konkret për t’i arritur ato. Vetëdisiplina është e mirëportretizuar në historinë rreth lepurit dhe breshkës, të cilët morën pjesë në një garë shpejtësie. Lepuri ishte aq i sigurtë që ishte i shpejtë, kështu që shkoi të flinte, ndërkohë që breshka eci rëndë përpara, me vetëdisiplinë, vullnet dhe përfundimisht arriti e para në kufirin e finishit. Me vetëdisiplinë ti përfundon atë që ke filluar!

Please follow and like us: