Vetëpërmirësimi gjendet brenda teje
Vetëpërmirësimi mund të kthehet në një veprimtari të kënaqshme, shpërblyese dhe fuqizuese. Hidhu një sy njerëzve që të rrethojnë dhe shih se si sillen! Nëse gjen një tipar të karakterit ose një sjellje të caktuar që nuk të pëlqen, kontrollo veten tënde nga afër, sa më paanësisht që të jetë e mundur dhe kupto nëse edhe ti sillesh apo vepron në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se po, pastaj mendo dhe përfytyro si do të doje të silleshe në një situatë të ngjashme. Pastaj, kurdo që të kesh kohë, bëj përsëritje mendore të sjelljes së re. Përfytyroje veten në të njëjtën situatë, por duke vepruar në mënyrën që dëshiron të veprosh. Mendo shpesh rreth rëndësisë dhe avantazheve të një ndryshimi dhe një sjellje më pozitive. Tregoji vetes përsëri e përsëri që do të kujtohesh të veprosh ndryshe herën tjetër kur të gjendesh në një situatë ose rrethana të cilat shënjojnë modelet e sjelljes që dëshiron të ndryshosh. Në përpjekjet e para ka mundësi të harrosh të veprosh siç dëshiron, por vazhdo të përfytyrosh dhe të mendosh rreth modeleve të reja të sjelljes dhe do të shohësh si do të ndyshosh gradualisht. Kurdo që shikon njerëz duke vepruar në një mënyrë që ju sjell atyre rezultate pozitive, analizo atë çfarë ato bëjnë, gjuhën e trupit të tyre dhe mënyrën si ato flasin dhe veprojnë në të njëjtën kohë. Nëse vazhdon të bësh këtë, shumë shpejt do të fillosh të shohësh ndryshime tek vetja dhe jeta jote. Përparësia e kësaj teknike është që mund ta përdorësh atë kudo, në çdo kohë, pa ndonjë parapërgatitje. Për më tepër, kjo mund të kthehet në një lojë të pëlqyeshme. Ti mund ta përdorësh këtë teknikë, ndërkohë që po pret dikë ose diçka, ndërkohë që rri ulur në një stol në park ose ndërkohë që udhëton me autobus ose me tren. Ti mund ta përdorësh kohën tënde më mirë, në vend që thjesht ta lësh atë të kalojë. Dy shembuj të kësaj teknike vetëpërmirësuese:
- Shikon një nga bashkëpunëtoret e tu duke vepruar me inat. Shikon gjuhën e trupit dhe tonin e zërit të tij dhe sheh se si njerëzit e shmangin atë për shkak të kësaj. Tani shiko tek vetja jote me një sy të paanshëm dhe kupto nëse ndjehesh fajtor sepse ke të njëjtën sjellje. Nëse nuk je, kjo është mirë, por nëse je, mendo për pasojat e kësaj sjelljeje dhe avantazhet e të vepruarit ndryshe. Mendo se si një sjellje e qetë dhe e lumtur mund të ndryshojë jetën tënde dhe se si njerëzit do të trajtojnë ty!
- Hapi tjetër është të përfytyrosh veten tënde në rrethana që tregojnë llojin e sjelljes që dëshiron të shmangësh dhe të shohësh veten tënde duke vepruar në një mënyrë të re dhe pozitive. Përsërit në mendjen tënde, me detaje, si do të pëlqeje të veproje, kështu që kur të hasësh këtë situatë, nën-ndërgjegja jote do të udhëheqë të veprosh ashtu siç përfytyrove. Përsëritja mendore e sjelljes së re do të të kujtojë të veprosh kështu edhe në jetën reale dhe gjithashtu do të motivojë dhe drejtojë të veprosh në përputhje me rrethanat.
Është e rëndësishme të kuptosh që të menduarit dhe përfytyrimi vetëm njëherë nuk është i mjaftueshëm. Ti duhet të veprosh kështu përsëri dhe çdo ditë, derisa të shohësh rezultate. Shembujt e mësipërm janë përmendur vetëm për të ilustruar si të përdorësh teknikën e vetëpërmirësimit. Mbaj një mendje të hapur, hapi sytë, dëshiro të përmirësosh veten, mëso nga të tjerët, poho dhe përfytyro dhe jeta jote do fillojë të ndryshojë!