Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjidhje ka edhe për ‘dembelët e Stambollit’

Image result for thinking positiveÇfarë është dembelizmi? Është një gjendje përtacie dhe rezistence e brendshme për të shfaqur përpjekje dhe për të vepruar. Është një gjendje pasiviteti dhe lënia e gjërave ashtu siç janë. Disa herë ne e shijojmë të qënit pak dembel, kur kemi punuar shumë për disa orë, në një ditë shumë të ftohtë ose shumë të nxehtë, por nëse kjo gjendje ndodh shumë shpesh, diçka duhet të bëhet për ta ndryshuar atë. Në mënyrë që të kryejmë detyrat tona, të punojmë në mënyrë të efektshme dhe të jetojmë një jetë të plotë, aktive dhe të suksesshme, duhet të mësojmë si të mposhtim dembelizmin. Këtu janë disa këshilla të thjeshta për të mposhtur dembelizmin, të cilat shpresojmë t’iu duken të  vlefshme:

Zbërtheje një punë, në punë më të vogla!

Ne shpesh i shmangim detyrat sepse na duken shumë të mëdha, shumë dërrmuese, shumë lodhëse ose që na marrin shumë kohë. Ndarja e një detyre në disa më të vogla mund ta zgjidhë këtë problem. Pastaj secila prej tyre nuk do të duket aq e vështirë ose frikësuese. Nuk kërkojnë shumë përpjekje. Kjo rrugë mund të aplikohet jo vetëm tek detyrat, por gjithashtu për qëllimet dhe çdo gjë tjetër që kemi ose që na nevojitet. Kjo do të ketë tendencën të pakësojë përtacinë dhe rezistencën e brendshme që shpesh përjetojmë.

Çlodhu duke fjetur dhe ushtro!

Në disa raste, dembelizmi vjen si shkak i të qënit i lodhur dhe mungesës së energjisë. Nëse kjo është e vërtetë në rastin tuaj, duhet t’i japësh vetes pushim dhe gjumin për të cilin ke nevojë dhe gjithashtu jepi trupit tënd ushtrim të mjaftueshëm dhe ajër të pastër!

Motivimi

Në disa raste, dembelizmi vjen për shkak të mungesës së motivimit. Ti mund ta fuqizosh motivimin tënd nëpërmjet pohimeve, përfytyrimeve dhe duke menduar rreth rëndësisë së kryerjes së këtyre detyrave ose arritjes së qëllimeve.

Ki një vizion të asaj çfarë dhe kush dëshiron të jesh!

Duke reflektuar në mënyrë frekuente për personin që dëshirojmë të jemi, qëllimet që duam të arrijmë dhe jetën që preferojmë të jetojmë, mund të na motivojë ne të veprojmë.

Mendo për përfitimet!

Mendo për përfitimet që do të arrish në qoftë se mposht përtacinë tënde dhe vepron, në vend që të mendosh për vështirësitë dhe pengesat. Fokusimi tek vështirësitë e punëve ose veprimeve çon në dekurajim, shmangie nga veprimet për dembelizëm. Është e rëndësishme ta fokusosh mendjen dhe vëmendjen tënde tek përfitimet, jo tek vështirësitë.

Mendo për pasojat

Mendo për atë që do të ndodhë. Nëse i dorëzohesh dembelizmit dhe nuk i kryen detyrat e tua, mendo për pasojat, nëqoftëse nuk vepron, kjo do të shtyjë të veprosh!

Të bësh gjërat në kohë të caktuar!

Fokusohu në bërjen e diçkaje në kohë. Nësë ndjen se ke shumë për të bërë, me siguri do të ndjehesh i dërrmuar dhe do ta lësh dembelizmin të të mposhtë ty, ne vend që ta mposhtësh atë.

Përfytyrimi

Imagjinata jote ka një ndikim të madh në mendjen, zakonet dhe veprimet e tua. Përfytyroje veten duke i kryer detyrat lehtësisht, me energji dhe entuziazëm. Bëj kështu përpara se të fillosh një detyrë ose një qëllim dhe gjithashtu kur ndjehesh dembel ose kur mendja jote të përshpërit të braktisësh atë që po bën.

Përsërit pohime!

Thuaji vetes: “Unë mund t’i përmbush qëllimet e mia…kam energji dhe motivim për të vepruar dhe për të bërë çfarëdo që dëshiroj apo kam për të bërë…kryerja e gjërave më bën mua më të forte…kryerja e gjërave i bën ato të ndodhin”.

Konsideroje një detyrë si një ushtrim!

Konsideroje çdo detyrë si një ushtrim që të bën ty më të fortë, më të vendosur dhe më  të sigurtë!

Zvarritja

Shmange zvarritjen, e cila është një formë e dembelizmit. Nëse ka diçka që duhet ta bësh, pse të mos e bësh në moment dhe të mbarosh punë me të?  Psë ta lësh atë të të bezdisë?

Mëso nga njerëzit e suksesshëm! 

Shiko njerëzit e suksesshëm dhe si ata nuk lejojnë përtacinë që të fitojë. Mëso nga ato, bisedo dhe shoqërohu me ta. Mposhtja e vesit të dembelizmit arrihet përmes një serie veprimesh dhe veprimtarish të përditshme kur zgjedh të veprosh, në vend që të rrish pasiv. Sa herë që e mposht dembelizmin tënd, bëhesh më i fortë. Sa herë që zgjedh të veprosh, rrit aftësinë për të fituar, për të arritur qëllimet dhe për të përmirësuar jetën tënde!

Please follow and like us: