Almeda Abazi flet për lidhjen e saj me aktorin turk

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayışman i njohur si Çënari tashmë kanë kohë që janë në lidhje, ndërsa për dashurinë ndaj tij ka folur vetë ajo në një intervistë për Prive.
Ajo, ka treguar se është shumë e dashuruar me aktorin pas të cilit çmenden femrat shqiptare.
Almeda rreth lidhjes së saj me ‘Çënarin’ ka thënë se çdo gjë është në rregull.
Tregon se nuk e ka pëlqyer famën e tij por vetë atë si person. Thotë se ngjajnë shumë me njëri –tjetrin.
E pyetur se kur do të martohet çifti, ajo ka thënë se nuk kanë ndonjë plan dhe pasi është një besimtare e devotshme dhe beson në Allah këtë punë ia kanë lënë atij.
Please follow and like us: