Ajo ka vetëm pak kohë që u nda nga Tom Hiddleston. Dhe Taylor Swift e gjeti veten në pozicionin e personit të tretë të hënën në mbrëmje. Këngëtarja kishte dalë më mikeshën e saj të ngushtë Gigi Hadid dhe Zayn Malik në Nju Jork.

26 – vjeçarja, e cila shoqëroi mikeshën e saj modele gjatë javës së modës në Nju Jork, u fotografua teksa ecte përpara çiftit të dashuruar. Këngëtarja e “Shake it Off” mbante veshur një fustan elegant Maxi, ndërkohë që flokët i kishte kapur mënjanë.

Gigi nga ana tjetër kishte veshur një palë pantallona të gjera dhe një bluzë të shkurtër, të kombinuara me një palë syze dielli ngjyrë rozë.