Albspirit

Media/News/Publishing

Edhe shkalla emocionale sjell sukses

Image result for emocione

Situatat stresuese nuk na sjellin vetëm mendime negative, por gjithashtu emocione negative. Ky ‘zë’ i vogël me gjithë emocionet shoqëruese mund të na frenojnë. A keni qenë ndonjëherë në një situatë kur mendon pa pushim “Nuk jam mjaftueshëm i mirë; kjo është shumë dërrmuese; jam i mërzitur; kjo është e vështirë; jam kaq i zgjënjyer; jam shumë i irrituar”. Këtu janë tri teknika që mund t’i përdorni kur mendimet negative hyjnë në rrugën tuaj. Gjëja e mirë është se këto teknika nuk kërkojnë ndonjë përdorim ilaçesh, psikolog ose terapist. Provojini ato! Shikoni nëse funksionojnë për ju.

Teknika: “Si ndjehem unë”?

Teknika e parë është të pyesësh veten “Si po ndjehem në këtë moment”? Kur përballeni me një situatë të re ose me një situatë që të shkakton stres, është shumë ndihmuese të vlerësosh ndjenjat. Kjo është shkalla e ndjenjave dhe kur e zhvendos veten në një vend me më shumë burime, është më e lehtë të përmbushësh detyrën që e konsideron si stresuese. Kur përballesh me një detyrë të tmerrshme kaloje veten nga frika te shpresa në mënyrë që të lëvizësh energjinë përpara dhe të përmbushësh detyrën. Kjo teknikë vlerëson ndjenjat tuaja dhe kur kombinohet me teknikën tjetër “zgjidh ndjenjat e tua” ju mund të gjeni ndjenjën e përshtatshme për t’iu çuar mbrapsht në një gjendje  plot burime.

Teknika: “Zgjidh ndjenjat e tua”!

Disaherë ne ndjehemi të mërzitur. Identifiko çfarë po ndjen dhe pastaj hapi tjetër është që ju të shkoni në shkallën më të lartë emocionale. Shkalla emocionale është thjeshtë nja varg emocionesh që ne jemi të aftë të përjetojmë: nga më pozitivet tek me negativet.

Shkalla emocionale përfshin: gëzimin, vlerësimin, fuqizimin, lirinë, dashurinë, pasionin, entuziazmin, lakminë, lumturinë; pritshmërinë pozitive, besimin; optimizmin; shpresën, përmbajtjen, mërzinë, pesimizmin, irritimin, frustracionin, padurimin, zhgënjimin, dyshimin, shqetësimin, fajin, dekurajimin, inatin, hakmarrjen, urrejtjen, xhelozinë, pasigurinë, fajin, frikën, hidhërimin, depresionin, dëshpërimin, pafuqinë, etj. Pyete veten ku jeni në shkallën emocionale. Pastaj pyet: Ku dëshiroj të jem; si dëshiroj të ndjehem tani? Kujto kohën kur u ndjeve ashtu siç dëshiron të ndjehesh tani. Tani mund të zgjidhni t’i ‘rigjeni’ ato ndjenja. Kjo është shumë e thjesht,  por  ka një impakt të mahnitshëm kur e bën atë.

Kujto suksesin!

Kur përsërit një veprim pa pushim, trupi yt do ta kujtojë atë me lehtë. Kështu kur të përballesh me diçka të vështirë, irrituese ose dërrmuese psh ju mund thjeshtë të thoni ‘po’ me të njëjtin intensitet. Ju mund të kuptoni suksesin që patët më parë, atë që ankoruat në trupin tuaj dhe që solli mbrapsh në nën-ndërgjegjen atë ndjenjë të suksesit në kohën kur ty të nevojitej ajo. Kjo gjithashtu frenon zërin tonë të vogël në një gjendje emocionesh negative. Nëse e praktikoni këtë zakon të ri rregullisht, ju do të jeni në gjendje të mposhtni mendimet negative më lehtë se më parë.

Please follow and like us: